Kosova
Një konferencë mbi varshmëritë, bashkëpunim mes Gjenevës dhe Prishtinës
Konferenca u organizua në bashkëpunim të Kolegjit Mjekësor «Rezonanca», të Spitalit Universitar të Gjenevës të Zvicrës, të Qendrës për këshillim dhe trajtim të varshmërisë «Labyrinth», Shoqatës së Psikiatërve të Kosovës, Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe shoqatës Oss-Man të Nyonit të Zvicrës
Më 17.10.2019, në Kolegjin e shkencave mjekësore «Rezonanca» në Prishtinë, në praninë e mbi 200 personave, në mesin e të cilëve studentë, psikiatër, psikologë, punëtorë shkencorë e socialë, u mbajt Konferenca ndërkombëtare mbi varësitë.
Konferenca u organizua në bashkëpunim të drejtëpërdrejtë të Kolegjit Mjekësor «Rezonanca», të Spitalit Universitar të Gjenevës së Zvicrës, të Qendrës për këshillim dhe trajtim të varshmërisë «Labyrinth», Shoqatës së Psikiatërve të Kosovës, Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe shoqatës Oss-Man të Nyonit të Zvicrës. Për nismën e organizimit të konferencës, meritën më të madhe e kanë Doktor Bujar Berisha, psikiatër në «Rezonancë» dhe Visar Qusaj, specialist i shkencave të infermirisë në Spitalin Universitar të Gjenevës.
Prania e specalistëve të ardhur enkas nga Zvicra ishte mundësi e mirë që në bashkëpunim me profesionistët vendorë të trajtohen tema të ndieshme nga të cilat fatkëqesisht është prekur edhe popullsia e Kosovës.
Këndvështrimi dhe këmbimi i përvojave tërhoqi vëmendjen e pjesëmarrësve në publik, të cilët patën mundësi t`u parashtrojnë pyetje specialistëve të ardhur nga Zvicra dhe specialistëve vendorë. Për përkthimin, u kujdes Lemane Kamberi.
Përgatitja e konferencës në një ambient profesional të Rezonancës ishte dëshmi që kuadri i këtij kolegji ka kapacitet të marrë përsipër organizime të këtij niveli.
Pas përshendetjes së të pranishmëve nga Milazim Gjokaj, dekan në Kolegjin Mjekësor Rezonanca, dhe Mr. e shkencave mjekësore Alida Idrizaj Gara, iu la mundësia profesionistëve të paraqesin punimet e tyre si vijon:
-Dr. Daniel Zullino, Doktor dhe Profesor në Universitetin e Gjenevës, specialist në fushën e varshmërive, Doktor Francisco Gonzales, Doktor Calzada Gerard në prezantimin e tyre lidhur me «varësitë këtu dhe gjetkë, midis sfidave dhe mundësive» së pari u ndalën në specificitetin e shtetit të Zvicrës me 26 kantone dhe po aq organizime të sistemeve të shëndetësisë. Zvicra gjatë viteve 90 ishte e ballafaquar me konsumimin e madh të drogave, madje në menyrë publike si në Zurich apo qendrat e tjera urbane. Ky realitet bëri që tema e varshmërive të futet në çdo debat politik. Qendra Spitalore universitare në Gjenevë përbëhet nga një numër i caktuar i mjekëve, të infermierëve që për mision kanë : shërimin, mësimin dhe kërkimet lidhur me varshrmëritë. Trajtimet me përshkrimin e heroinës bëjnë pjesë në autorizimin federal që tani Konfederata Zvicrane është e mbuluar me kuadër ligjor të definuar mbi llojet e trajtimeve.Gjeneva ka një politikë parandaluese dhe me ekipe profesionale përcjell pacientët apo personat me rrezik të devijimit. Ajo përcjell personat e prekur nga varshmëria me projektet e tyre jetësore, duke favorizuar reduktimin e rreziqeve, gjetjen e alternativave lidhur me automatizimin e varshmërive, të futjes të pacientëve në relacionet sociale, si formë e kyqjes të personave në varshmëri në jetën shoqërore dhe jo si barrë e shoqërisë por si pjesë përbërëse e saj.
Zonja Ana M. Diez, infermiere e specializuar në shëndetin mendor dhe psikiatri në Spitalin Universitar të Gjenevës dhe me një përvojë profesionale pranë Universitet të Valencisë në Spanjë mbi varshmëritë pa substanca e ka bazuar ligjëratën në përvojën e saj 12 vjeçare, në lidhje me 850 pacientë.
Prezantimi i Zonjës Diaz ka zgjuar gjithashtu interesin e pjesëmarrësëve të cilët u njohën me definicionet e varshmërsisë pa substanca, e cila prek sot pothuajse çdo person. Vetë fakti i përdorimit të internetit, telefonave të dorës, të lojërave elektronike apo varshmëria në punë, në sport, tregon varshmërinë që qdo person është në një formë i nvarur. Ndihma që kërkohet për personat që janë të prekur nga varshmëritë e tilla sa që të humbin interesimin për të gjitha fushat e jetës, për dallim nga varshmëritë e cekura, bën që pacientët të jenë në përcjellje nga ekipet shumëdiciplinore : mjekët, infermierët, psikologët, asistentët socialë etj.
Zvicra përballohet gjithashtu me përdorimin e tepruar të internetit , të lojrave elektronike sidomos te të rinjtë. Kjo në fakt i sjell personat në fjalë në një jetë imagjinare. Këta persona gradualisht e humbin kontrollin dhe nuk shohin asnjë knaqësi tjetër pos varshmërive të tilla. Dhe si rrjedhojë, ata kanë vështirësi ndër tjera edhe në komunikim dhe në jetën sociale.
Visar Qusaj, ekspert i shkencave të infermierisë në Spitalin Universitar të Gjenevës paraqiti punimin lidhur me « Ekspozimi, mjetet e ringritjes përmes qytetëtrimit». Ekspozimi i përsëritur nga frika të ndryshme kërkon qasje terapeutike. Frika mund të jetë si shkaktar i fillimit të izolimit të një përsoni e me izolimin e tij, i lihet hapësirë kërkimit të substancave për qetësim, si heroina, kokaina, BZD, lojërat virtuale etj. Qusaj u ndal në hapat që ndërmerr institucioni ku punon ai në parandalimin dhe trajtimin kundër vartësive. Futja e pacientëve në program i ndihmon pacientët që të marrin aftësinë e vetëbesimit. Programi u mundëson pacientëve të eksperimentojnë aftësitë e tyre duke u ballafaquar drejtëpërdrejtë me fobitë. Pacientët i vijojnë programet nën mbikqyrjen e infermierëve, për të paktën 8 javë.
Zonja Argjiro Alija prezantoi punimin lidhur me «Mbidozimet si tentim suicidi i paqëllimshëm në rajonin e Gjakovës për vitin 2010-2018». Definicionet lidhur me vetëvrasjen, hulumtimet mbi faktorët e ndryshëm socio-ekonomik që nxisin vtëvrasjet ishin tema me të cilën zonja Alija filloi prezantimin, për t`i lënë vend pastaj paraqitjeve grafike duke e bërë më të kuptuehsme këtë temë të ndieshme për tërë popullatën shqiptare
Paraqitja e rastit klinik me të gjitha karakteristikat, të një personi që ka shenja vetëvrasjeje ishte rast që tregon që mobilizimi i një ekipi profesional, me një diagnostifikim të shpejtë e të qëlluar ndikojnë që personi të shërohet dhe të fillojë një jetë të re. Me rekomandimet lidhur me kujdesin mendor, bashkëpunimin e institucioneve të ndryshme për vetëdjesimin e popullatës etj., është përmbyllur prezantimi profesional i zonjës Alija.
Berisha, N.Dakaj, B.Elshani, Sh. Berisha, N.Surdulli paraqitën punimin lidhur me aplikimin e RTMS (Stimulimi Transkranial Magnetik i Përseritur) në vartësinë nga kokaina.
Edhe pse kjo metodë është e panjohur për një numër të madh të personave në Kosovë. Ajo ka filluar të përdoret prej 20 vitesh dhe qëllimi kryesor i sajështë se duhet përshtatur aktivitetit fiziologik të zonave specifike të trurit që nuk funksionojnë siç duhet, për shkak të një çrregullimi psikiatrik. Pra, me ketë metodë përmirësohen përshkueshmëria neuronale përmes molekulave kimike që janë përgjegjës për çrregullimet psikiatrike. Kjo metodë RTMS ka treguar një efikasitet të rëndësishëm në trajtim të vartësive në shumë studime dhe kjo metodë nuk ka asnjë nga efektet anësore të antidepresantëve.
S.Braina, Sh.Aliaj, Sh.Ukshini, Sh.Mecinaj, Sh. Statovci, V.Serreqi, I.Kallaba, V.Tafilaj paraqitën një rast klinik mbi trajtimin spitalor të vartësisë nga heroina.
Rasti i paraqitur i personit në varshmëri të plotë nga heroina bëri që pjesëmarrësit sidomos studentët të kuptojnë historikun e një personi që gradulishtë është zhytur në varshmërinë nga droga për të përfunduar në humbje të orientimit në kohë e hapësirë dhe në shkatërrimin e shëndetit. Masat e marra që nga hospitalizimi deri në përcjelljen e rastit paraqesin kronologjinë e trajtimit të personit të varur nga konsumimi i heroinës.
Ndërtimi i institutit kombëtar për trajtim dhe rehabilitim të personave abuzues të substancave psikoaktive – narkotike është propozim që i përgjigjet realitetit të Kosovës dhe që ekspertët e argumentuan me prezantimin e tyre.
Rushit ismaili, Gentiana Kuqi Tishukaj, Ibelinda Halili, Muharrem Ademi, në punimin e tyre « Qasja multidisiplinare në trajtimin e personave të varur nga droga », tregun për punën që është duke realizuar Qendra mjekësore – psikoterapeutike Labyrinth në përmisimin e jetës të përdoruesve të drogës. Kjo qendër bashkëpunon me isntitucionet shtëtërore si Ministrinë e Punëve të Brendshme, me Klinikën Psikiatrike etj. Pacientët janë të grupmoshave të ndryshme po prijnë të rinjtë dhe meshkujt. Suksesi i Labyrinth lidhet me punën profesionale dhe me një qasje multidisiplinare.
Organizimet e tilla ndikojnë në ngritjen profesionale të punojësve të Kosovës dhe si mundësi të zgjerimit të urave bashkëpunuese me vendet ku diaspora shqiptare tani ka dëshmuar integrimin profesional dhe që me angazhim të tillë do kontribuojë që të arriturat vendore të kenë qasje edhe në trendin evropian.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese












