E-Diaspora
“Një humbje të këtillë nuk ia dëshiroj as armikut”
"Një humbje të këtillë nuk do t`ia kisha dëshiruar as armikut", thotë një i ri që kishte hedhur flamurin kombëtar mbi supe
Loja e shumëpritur Shqipëri – Serbi përfundon me zhgënjim të tifozëve të kombëtares shqiptare që e ndoqën atë nga Zvicra. Pësimi i dy golave në minutat shtesë të lojës ka thyer keq entuziazmin e dhjetëra të rinjve shqiptarë të mbledhur mbrëmë në klubin e Plisave në Rorschach SG.
„Kjo humbje dhemb dhe është neveritëse“, shprehet Florimi i mllefosur duke u ngritur për ta lëshuar lokalin nga heshtja që kishte kapluar Plisat pas golit të pësuar. Si guxon të luash kaq ofensiv në minutat shtesë të lojës, ngre zërin ai. „Këta gjithmonë e kanë bërë m… në tri ndeshjet e fundit“, ndërhyn një tifoz tjetër aty pranë, duke aluduar edhe në lojërat kualifikuese të edicionit të kaluar kur Shqipëria ndonëse luante mirë, nuk kishte arritur të fitonte ndaj Sllovenisë dhe Islandës.
„Me dy barazime që ishim shumë pranë, ndaj Portugalisë dhe tani Serbisë, ne sonte do të festonim kualifikimin“, flet i nevrikosur njëri nga anëtarët e Plisave, i njohur me nofkën Luis.
Të tjerët nuk mund ta besonin dot një humbje të këtillë! Një humbje të këtillë nuk do t`ia kisha dëshiruar as armikut, thotë një i ri tjetër që kishte hedhur flamurin kombëtar mbi supe.
Shumë të rinj shqiptarë të veshur me kostume kuq e zi e fanella të kombëtares e kanë pritur këtë përballje ballkanike me padurim, duke shpresuar që nga kjo ndeshje të përmbyllin me sukses fazën kualifikuese, një lojë para mbarimit të kualifikimit për Evropianin 2016.
Madje disa tifozë të tjerë kishin organizuar edhe grupin e automjeteve duke kërkuar flamuj për korzon festuese që do të zhvillonin me veturat e tyre pas ndeshjes.
Kjo dhe i tërë entuziazmi u shua pasi etja e madhe për fitore që kishin lojtarët e kombëtares sonë, u pagua me çmimin e humbjes në minutat kur pritej që arbitri ta përfundonte ndeshjen.
Humbje identike kombëtarja ka pësuar edhe në lojën e parafundit ndaj Portugalisë dhe me këtë shënon dy humbje radhazi në terrenin vendas, gjë që i vështirëson jashtëzakonisht shumë gjasat për kualifikim, pasi që ndeshja e fundit luhet ne Armeni dhe Shqipërisë i nevojitet medoemos ta fitojë lojën. Vetëm me fitore kombëtarja jonë mund t`i shmanget balotazhit të vështirë ku e presin ekipe si Ukraina, Irlanda, Kroacia, Suedia, Sllovenia, Izraeli dhe Turqia.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje















