Lajme
Një fëmijë 2 vjeç nga Kosova vdes në Hungari
Vajza dy vjeçare është nga fshati Beguncë e komunës së Vitisë dhe njihet me emrin A.M. Ajo ka vdekur para dy ditësh gjatë përpjekjes së prindërve të saj për ikur në BE
Një vajzë dy vjeçare nga rajoni i Vitisë, ka humbur jetën në Hungari, gjatë përpjekjes së prindërve të saj për të ikur ilegalisht në vendet e Bashkimit Evropian. Kjo e çon në tre, numrin e vdekjeve të kosovarëve në “luftën e tyre” për të gjetur një jetë më të mirë jashtë Kosovës.
Siç raportohet, vajza dy vjeçare është nga fshati Beguncë e komunës së Vitisë, dhe njihet me emrin A.M. Në fshatin e prindërve të vajzës, Beguncë thonë se vajza ka ndërruar jetë para dy ditësh, ndërsa familja është në përgatitje të dokumentacionit për kthimin e trupit të saj nga Hungaria.
Kjo është viktima e tretë që humbë jetën gjatë përpjekjes për të dalë jashtë vendit. Derisa një 60 vjeçar nga rajoni i Pudujevës vdiq në autobus në kufirin Kosovë- Serbi, një tjetër burrë nga Ferizaj u gjet i mërdhirë në kufirin Serbi-Hungari.
Ndryshe, vetëm gjatë dy muajve të fundit më shumë se 50 mijë kosovarë kanë kaluar ilegalisht në Hungari.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












