Uncategorized
Një familje me tri garuese për tri parti të ndryshme
Hanumshahe Dibrani, Fatjona Kyçyku dhe Nehale Vila do të konkurrojnë për Zgjedhjet Lokale të 22 tetorit për Komunën e Hanit të Elezit. Të tri gratë janë nga një familje, por garojnë për tri parti të ndryshme

Zgjedhjet Lokale në Kosovë do të mbahen më 22 tetor, derisa gara pritet të jetë shumë interesante.
Por, një rast i veçantë është gara për Komunën e Hanit të Elezit, ku tri gra nga një familje, kanë vendosur të konkurrojnë si asambleiste dhe të gjitha për parti të ndryshme, shkruan albinfo.ch.
Hanumshahe Dibrani do të konkurrojë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatjona Kyçyku nga Lëvizja Vetëvendosje, si dhe Nehale Vila nga Partia Demokratike e Kosovës. Të tria shpresojnë se do të fitojnë të drejtën për t’u zgjedhur si asambleiste, derisa ky ‘rivalitet’ i tyre është mjaft i veçantë, pasi janë nga një familje.
Por, kur fushata zgjedhore po shkon drejt fundit, sigurisht se edhe ato me tërë potencialin do të mundohen të bindin votuesit për të marrë votën e tyre.
Hanumshahe Dibrani nga Hali i Elezit është kandidate nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Ajo ka përfunduar Shkollën e Mesme, e martuar dhe nënë e tre fëmijëve. Hanumshahja është një grua e përkushtuar, e ndershme dhe gjithmonë e motivuar për të punuar. Ajo ka lindur më 1976. Hanumshahe Dibrani është teze e Fatjonës dhe e Nehales. Ajo shpreson që të zgjidhet asambleiste në Komunën e Hanit të Elezit dhe të bëjë ndryshime pozitive. Hanumshahja është e bindur se nëse zgjidhet do të punojë në të mirën e qytetarëve të kësaj ane.
Ndërkohë, Fatjona Kyçyku është nga Kaçaniku dhe kandidate për Asamblenë Komunale, si pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Fatjona ka lindur më 1995. Shkollën Fillore dhe të Mesme i ka përfunduar në Kaçanik, derisa tash po përfundon studimet në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.
Nehale Vila ka lindur më 1989 dhe është kandidate nga Partia Demokratike e Kosovës. Ajo është juriste e diplomuar, në Fakultetin AAB në Prishtinë. Ka punuar në Gjykatën Themelore Ferizaj, dega në Kaçanik, si dhe në Asgjencinë e Statistikave të Kosovës, regjistrimi i bujqësisë.
E-Diaspora
-
Taulant Xhaka nis karrierën si trajner te FC Dardania Basel në divizionin e 4-të Ish-futbollisti i njohur shqiptar, Taulant Xhaka, po vazhdon karrierën e tij në futboll, por tani në...
-
Qeveria e Kosovës nga një korriku subvencionon policat e sigurimit për mërgimtarët
-
Oficeri i FSK-së, diplomon në Akademinë e Mbrojtjes në Kroaci
-
30 Vjet me Filarmoninë e Vjenës, Shkëlzen Doli: Një udhëtim i jashtëzakonshëm muzikor
-
“Lulëkuqet” nga Berna ftojnë gratë shqiptare t’i bashkohen korit të tyre
Jeta në Austri
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori Austria po ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt transparencës me hyrjen në fuqi të një ligji...
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht