Lajme
Një ditë para protestës, arrestohen disa përfaqësues opozitarë
Në mesin e të arrestuarve është edhe shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie në Kuvend, Glauk Konjufca dhe zëdhënësi i partisë, Frashër Krasniqi. Opozita i quan arrestime të qëllimshme
Një dit para mbajtjes së protestës opozitare kundër Qeverisë, Policia e Kosovës ka arrestuar disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, partisë më të madhe opozitare. Në mesin e të arrestuarve është edhe shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie në Kuvend, Glauk Konjufca dhe zëdhënësi i partisë, Frashër Krasniqi.
Arrestimi i tyre nuk ka të bëj me hedhjen e gazit lotsjellës brenda Kuvendit apo sulmit ndaj policisë, por me një aktakuzë që ka ngritur EULEX-i për shkatërrimin e disa automjeteve të këtij misioni në vitin 2009. Në listën e të arrestuarve janë edhe 20 aktivistë të tjerë të Vetëvendosjes.
Në vitin 2009, një grup i aktivistëve të LVV-së shkatërruan 25 makina të EULEX-it në shenjë pakënaqësie pasi ky mision i BE-së kishte lidhë marrëveshje me Policisë serbe për shkëmbimin e informatave.
Arrestimi i këtyre aktivistëve, në mesin e tyre dhe deputetit Konjufca, ka nxitur reagimin e partisë opozitare, duke e quajtur këtë intervenim dhe frikësimin të pushtetit për protestën e 17 shkurtit.
“Qeveria e frikacakëve Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, duke e parë që protesta e 17 shkurtit do të jetë masive dhe e fuqishme, po e vazhdon fushatën e përndjekjeve dhe arrestimeve të aktivistëve të LVV”, thuhet në reagim.
Kjo lëvizje kërkon lirimin e menjëhershëm të deputetit Glauk Konjufca, të Frashër Krasniqit dhe Kasim Ukës, dhe ndaljen e menjëhershme të përndjekjes ndaj aktivistëve të Lëvizjes. Nuk do të imponohet Serbia në Kosovë pavarësisht vullnetit të kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendësit të tij, Hashim Thaçi.
“Qeveria e frikacakëve Isa Mustafa e Hashim Thaçi, duke parë se protesta e nesërme do të jetë edhe protestë e madhe edhe e fuqishme ka vazhduar përndjekjen e aktivistëve të Lëvizjes. Mbrëmë është arrestuar Frashër Krasniqi, sot në mëngjes Glauk Konjufca dhe dhjetëra aktivistë të tjerë janë në përndjekje në të gjithë Kosovën”, ka thënë në reagimin e tij, Ylli Hoxha, përfaqësues e Vetëvendosjes.
Arrestimet të qëllimshme i ka konsideruar edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai thotë se këto arrestime nuk do të arrijnë ta tensionojnë situatën, pasi që sipas tij protesta e nesërme do të jetë e qetë.
“Është koincidencë e qëllimshme zbatim i këtij urdhërarresti një ditë para protestës. Qëllimi është me nxit për nesër, por protesta është paqësore. Kuptohet nuk është mirë me humb nervat pushteti se kjo është tejet e dukshme. Nuk besoj që dikush në Kosovë nuk e vëren që këto arrestime po ndodhin para protestës që është nesër. Pra është gabim i madh për ta”, tha Haradinaj.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha ka thënë për mediet në Prishtinë se ata vetëm se kanë zbatuar urdhëresat që i kanë marrë nga organet e tjera, në këtë rast nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Kjo e fundit ka ngritur aktakuzë edhe për Xhelal Sveçlën e Salih Zybën, zyrtarë të lartë në Komunën e Prishtinës që drejtohet nga Shpend Ahmeti. Por, në listë është edhe Dardan Molliqaj, sekretar i Lëvizjes Vetëvendosjes.
Ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se policia po përdor taktika të shtetit policor dhe metoda fashiste, pasi sipas tij një pjesë e aktivistëve as që kanë qenë pjesë e atij aksioni.
Ndryshe, nesër më 17 shkurt, është ditëlindja e tetët Pavarësisë së Kosovës. Opozita prej orës 14 ka paralajmëruar protesta kundër qeverisë, ndërsa kjo e fundit nga ora 10 fillon aktivitetet festive, me marshimin e eshalonëve të FSK-së dhe me aktivitete të tjera festive.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












