Shkurt.ch
Një ditë pa Facebook?
Studimi thotë se vetëm 31 për qind e zviceranëve arrijnë të ndërprerjnë filmin, muzikën, lajmet ose mediat sociale të paktën një herë në ditë
Një ditë pa Facebook? A mund të jetë e mundur? Një sondazh i realizuar nga “Comparis”, një shërbim krahasues i çmimeve që vepron përmes internetit, thotë se vetëm 31 për qind e zviceranëve arrijnë të ndërprerjnë filmin, muzikën, lajmet ose mediat sociale të paktën një herë në ditë.
Gjithashtu, 30 për qind thonë se me dashje marrin një pushim mediatik. Por kjo perceptohet si e pamjaftueshme, transmetion albinfo.ch. Sipas anketës, 25 për qind e zviceranëve kurrë nuk mund të stopojnë konsumin online.
Kjo vlen si për të anketuarit në Zvicrën gjermanofolëse ashtu dhe për Zvicrën franceze dhe atë italiane, Ticino.
Sipas sondazhit, 36 për qind e personave mbi 56 vjeç i përkasin asaj kategorie që kurrë nuk mund të ndalen. Te personat 18- 35 vjeç, kjo kuotë është po ashtu 36 për qind. Ndërsa 28% të njerëzve të moshave 36 deri 55 vjeçare, kurrë nuk i fikin mediet online.
Njoftimet nga miqtë dhe kontaktet përmes mediave sociale do të rritnin presionin për të shikuar vazhdimisht në telefonin inteligjent.
Sipas sondazhit të Comparis, smartphonët kanë zëvendësuar pajisje të tjera të tilla si TV dhe radio. Për shembull, 11 për qind e të anketuarve thonë se ata shikojnë programet televizive më shpesh në telefonat e tyre celularë, përcjell albinfo.ch. Në grupmoshën 18-35 vjeç, të tillë janë 22 për qind.
Dëgjimi i radios në një smartphone është gjithashtu popullor: 18 për qind e përdorin telefonin për këtë dedikim.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










