Shkurt.ch
Një afrikan në krye të bankës Credit Suisse
Tidjane Thiam, shtetas i Bregut të Fildishtë do të zëvendësojë në timon amerikanin Brady Dougan
Banka e dytë më e madhe e Zvicrës Credit Suisse ka një shef të ri. Ai është një afrikan, gjegjësisht shtetasi i Bregut të Fildishtë, Tidjane Thiam. Eksperti i shquar i sigurimeve, i ardhur nga Britania e Madhe do të zëvendësojë në timon amerikanin Brady Dougan, që mbante këtë post nga viti 2007.
Thiam ka drejtuar me shumë sukses koncernin e madh britanik të sigurimeve “Prudential” ndërsa nuk ka përvojë në punë të drejtpërdrejtë me banka.
Ai do të fillojë ushtrimin e funksionit në muajin qershor, ndërsa të martën është prezantuar para medieve zvicerane. Ndryshe nga paraardhësi i tij Dougan, i cili ka komunikuar vetëm anglisht dhe në përgjithësi u ka ikur kontakteve me opinionin, Thiam ka folur para gazetarëve në gjuhën frënge, angleze dhe gjermane me ç`rast ka treguar një afërsi dhe emocionalitet.
Ai, në fjalën e tij ka thënë veç tjerash se Credit Suisse ka të gjitha parakushtet për të qenë e suksesshme edhe në të ardhmen. Ndërsa kryetari i Bordit të bankës, Urs Rohner ka deklaruar se strategjia e Credit Suisse do të mbetet e njëjtë edhe me shefin e ri.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











