Koronavirusi: çast pas çasti
Një 2-vjeçar, pacienti më i ri me koronavirus në Maqedoni
Sipas të dhënave të publikuara në uebfaqen e Institutit të Shëndetit Publik të Maqedonisë së Veriut, pacienti më i ri me koronavirus në këtë vend është një fëmijë dyvjeçar, ndërsa pacienti më i vjetër është i moshës 91 vjeçe, bëri të ditur Alsat-M.
Në raportin e detajuar ditor të Institutit për Shëndet Publik, thuhet se mosha mesatare e të prekurve me Covid-19 është 42.2 vjet. Plot 23 për qind e pacientëve janë të moshës 30 – 39 vjeç.
Nga numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus në Maqedoni (136 persona), 66 pacientë janë të gjinisë mashkullore, kurse 70 janë të gjinisë femërore.
Kolla është simptoma më e zakonshme e të sëmurëve, gati 70 për qind të pacientëve e shfaqin këtë simptomë. Pastaj vjen temperatura e lartë (65.3%), dobësi (31.6%), dhimbje fyti (25.3%), ethe (24.2%) dhe dhimbje koke (24.2%). 41 persona kanë rezultuar pozitiv pa pasur simptoma.
Deri më tash, sipas Institutit, janë infektuar 9 persona nga personeli mjekësor, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









