Lajme
Përmbytjet sjellin Italinë pranë gjendjes së jashtëzakonshme
Italia do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme pasi qyteti i Venecias u përfshi nga nivelet e larta të ujit prej 1.87 metra, duke përmbytur bazilikën e tij historike dhe duke shkaktuar ndërprerje të energjisë.
Më shumë se 80 për qind e qytetit – i cili gjenden në listën e UNESCO-s për trashëgiminë botërore – është nën ujë si pasojë e përmbytjeve.
Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, e përshkroi përmbytjen si “një goditje në zemrën e vendit tonë”, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
Ai tha se qeveria tani do të veprojë shpejt për të siguruar fonde dhe burime.
Gjatë ditës se enjte pritet të shpallen masat emergjente që do të ndërmarrë qeveria italiane.
Kryetari i Bashkisë së Venecias, Luigi Brugnaro, fajësoi ndryshimet klimatike për nivelin e lartë të ujit.
Këto nivele të ujit nuk janë shënuar në më shumë se 50 vjet dhe autoritetet thonë se kjo gjendje do të lërë pasoja të përhershme.
Sheshi i Shën Markut – një nga pjesët më të ulëta të qytetit – ishte një nga zonat më të goditura.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














