Bota
Nisin zgjedhjet për Parlamentin Evropian
Zgjedhjet do të mbahen nga 23 deri më 26 maj, ku kanë drejtë vote mbi 400 milionë qytetarë

Në Holandë dhe Britani të Madhe kanë nisur votimet për zgjedhjet e Parlamentit Evropian.
Vendet e tjera të Bashkimit Evropian do të votojnë në ditët në vazhdim, ndërsa i tërë procesi do të përfundojë më 26 maj.
Mbi 400 milionë qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin 751 eurodeputetë.
Zgjedhjet zhvillohen në kohën kur po rritet mbështetja për nacionalistët dhe populistët, që duan t’i frenojnë përgjegjësitë e BE-së, ndërsa fuqitë tradicionale, si Franca dhe Gjermania, këmbëngulin se uniteti është opsioni më i mirë përballë sfidave ekonomike dhe të sigurisë, transmeton “REL”.
Sondazhet e opinionit parashohin rritje të dukshme të forcave nacionaliste, përcjell albinfo.ch.
Këto janë zgjedhjet e nënta për Parlamentin Evropian prejse ato kanë nisur të mbahen në vitin 1979.
Pjesëmarrja thuhet se ka rënë me vite, ndërsa rekordin e ulët e ka shënuar në vitin 2014, me 43%.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Kulturë dhe miqësi: Austriakët vizitojnë Kosovën Miq austriakë vizitojnë Kosovën dhe festojnë së bashku në “Folk Festival – Anamorava”...
-
Një orë pritje në dalje të pikës Mërdarë
-
Afërdita Gashi, gruaja e parë shqiptare e diasporës që ngjit Majën Mont Blanc
-
Aksident tragjik në St. Gallen, humb jetën një fëmijë shqiptar 4-vjeçar
-
Zvicër: Letra e hapur e një të riu shqiptar për shfrytëzimin e të rinjve në punë
Jeta në Austri
-
Regjistrimet e makinave në Austri u rritën me 31.6% në muajin korrik Regjistrimet e makinave në Austri në korrik 2025 u rritën me 31.6%, të udhëhequra nga rritja...
-
Austri: Nuk do të ketë kompensim për dëmet në tunelin Schmitten
-
Austri: Restorantet limitojnë kohën e qëndrimit të klientëve
-
Austri: Ministri Karner synon kufizim maksimal të ribashkimit familjar për azilkërkuesit
-
Dhoma e Punës e Austrisë paralajmëron për mbikëqyrjen e punës përmes aplikacioneve