Shkurt.ch
Nisin hetimet për trazirat në Bernë
Rrjeti social facebook, përmes të cilit njerëzit janë thirrur në mënyrë anonime për të marrë pjesë në manifestim përbën njërën ndër pistat e hetimeve
Trazirat me të cilat kulmoi manifestimi “Tanz dich Frei” i mbajtur natën e të shtunës në Bernë do të kenë pasojat e tyre juridike për shkaktarët. Prokuroria regjionale Bern-Mittelland ka iniciuar tashmë hetimet. Ato fillimisht drejtohen kundër personave të panjohur, pasi që thirrjet për pjesëmarrje në atë manifestim kanë qenë anonime, të bëra përmes rrjetit social facebook.
Në fokus të hetimeve ndodhen katër vepra penale: Shkaktim dëmesh materiale, lëndim trupor, dhunë dhe kërcënim kundër zyrtarëve si dhe prishje të qetësisë, shkruan nzz.ch. Te pjesa për dëme materiale, nga shkaku se dëmtimet janë të shumta, bëhet fjalë për dëm të kualifikuar material që është delikt zyrtar, thotë një zëdhënës i prokurorisë së përmendur.
Rrjeti social facebook, përmes të cilit njerëzit janë thirrur në mënyrë anonime për të marrë pjesë në manifestim përbën njërën ndër pistat e hetimeve të prokurorisë. Por, ajo nuk përbën prioritet, thonë në prokurorinë Bern-Mittelland.
Përveç masave hetimore të paralajmeëruara nga organet përkatëse, edhe pjesa më e madhe e spektrit politik zviceran e ka dënuar dhunën e ushtruar në manifestimin “Tanz dich Frei”, ku janë lënduar rreth 50 persona.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














