Lajme
Nis zbarkimi në pikën 1 dhe 31
Ka nisur zbarkimi i doganierëve dhe policëve të Kosovës në pikëkalimet kufitare me Serbinë, Jarinje e Bërnjak. Pjesëtarët e EULEX-it janë parë në pikëkalimin kufitar Jarinje pak para orës tetë.
Bëhet e ditur se transporti i tyre deri atje është bërë me helikopterë, meqë rrugët janë të bllokuara nga banda të pjesëtarëve të komunitetit serb, të mbështetura edhe nga institucionet shtetërore të Serbisë, shkruajnë mediat e Kosovës.
Ushtarët e KFOR-it qysh mbrëmë, në orën 20, kanë mbyllur pikëkalimin kufitar në Jarinje, që ishte djegur nga protestues të komunitetit serb më 26 korrik.
Njoftohet se rruga është e mbyllur me tela gjemborë, ndërkaq pjesëtarët serbët kanë vendosur në rrugë kamionë dhe mjete të tjera të rënda ndërmjet Kosovës e Serbisë. Po ashtu pikëkalimi kufitar Bërnjak njoftohet se është i bllokuar me barrikada në të dy anët.
Protestuesit serbë e kaluan natën e mbrëmshme në barrikada, ndërkaq tash po vazhdon grumbullimi i tyre rreth barrikadave.
Ata gjatë natës i kanë vizituar i ashtu quajturi ministër për Kosovën, Goran Bogdanoviq, dhe shefi i ekipit negociator serb, Bosislav Stefanoviq, të cilët kanë hyrë në Kosovë ilegalisht.
Në urën kryesore mbi Ibër, në Mitrovicë, tashmë kanë filluar protestat e nxënësve serbë të shkollave të mesme dhe të punëtorëve të shëndetësisë.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












