Integrimi
Nis përsëri viti i ri shkollor i mësimit plotësues të Gjuhës Shqipe
Shkolla u ofron fëmijëve një program të përshtatshëm për t’i ndihmuar dhe për t’u dhënë mundësi atyre që të fitojnë njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme për të ruajtur dhe kultivuar ndjenjën e tyre kombëtare, gjuhën shqipe amtare si dhe kulturën shqiptare
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “ Naim Frashëri” në Zvicër bartëse e mësimit plotësues të gjuhës shqipe për fëmijët e mërgimtarëve tanë filloi vitin e ri shkollor ( 2016/2017).
Si çdo vit tashmë, nxënës, mësues, prindër, miq e dashamirës të gjuhës dhe kultures shqiptare mblidhemi tok dhe me ambicie për fryte të mëtejshme nxitim pjesëmarrjen e fëmijëve në këtë cikël të përvitshëm mësimor.
Shkolla e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Zvicër është bërë një fole e ngrohtë për komunitetin, është themeluar në vitin 1991 dhe është njohur zyrtarisht nga Zvicra në vitin 1995. Shkolla shqipe e mësimit plotësues është resor i Ministrisë së Arsimit, Shencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës, është shkollë laike dhe a politike. Shkolla i mirëpret të gjithë fëmijët padallim nga vendi i prejardhjes. Mësimi plotësues në gjuhën shqipe zhvillohet në lokalet e shkollave publike – zvicerane të cilat na u kanë lejuar falas. Një mbështetje e tillë gëzon dhe do të gëzojë vlerësimin e komunitetit tonë. Në disa kantone si Gjenevë, pjesërisht në Cyrih etj, mësimdhënësit shqiptarë edhe paguhen nga shteti zviceran, ndërsa në raste tjera mësimin e paguajnë prindërit apo në disa raste mësuesit bëjnë punë vullnetare.
Shkolla u ofron fëmijëve një program të përshtatshëm për t’i ndihmuar dhe për t’u dhënë mundësi atyre që të fitojnë njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme për të ruajtur dhe kultivuar ndjenjën e tyre kombëtare, gjuhën shqipe amtare si dhe kulturën shqiptare.
Mësimi plotësues në gjuhën shqipe i pajisë nxënësit me njohuri gjuhësore dhe ndërkulturore. Fëmijët dhe të rinjtë dygjuhësorë i zhvillojnë aftësitë për të përvetësuar sa më mirë gjuhën shqipe. Gjithashtu marrin njohuri për historinë kombëtare, për gjeografinë e trojeve shqiptare, të arriturat shkencore dhe kulturore.
Mësimi i gjuhës amtare luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin gjuhësor dhe identitetin e fëmijës gjithashtu është përkrahës i dy gjuhësisë apo shumë gjuhësisë.
Ndër të tjera shkolla u mundëson atyre të mësuarit e gjuhës shqipe në katër përbërësit gjuhësor: dëgjim, të folur, lexim dhe shkrim. Kush e zotëron mirë gjuhën e vet amtare, e mëson më lehtë një gjuhë të dytë dhe gjuhët e tjera; Zotërimi i mirë i një gjuhe plotësuese në kushte të mërgimit sjell përparësi në fushën profesionale; Lehtëson kontaktet me atdheun (p.sh arsimim i mëtejshëm, kthim, punë në profesion); Mësimi plotësues në gjuhën shqipe e përkrah parimisht suksesin e mësimit të shkollës zvicerane, ngase ai e forcon vetëbesimin e nxënësit dhe i zgjeron njohuritë e tyre për shoqërinë dhe botën që e rrethon; Fëmijët e njohin dhe e mësojnë kulturën e prejardhjes së prindërve të tyre dhe reflektojnë për situatën e tyre në Zvicër. Kjo i përkrah njohuritë e thella, të plota të nxënësit, u mundëson atyre që të zhvillojnë një dygjuhësi të lehtë dhe të integrohen më lehtë në shoqëri.
Mësimdhënësi e vlerëson suksesin e nxënësve në mësimin e gjuhës shqipe me notë nga 1- 6 dhe ajo shënohet në dëftesën e shkollës fillore publike të nxënësit.
Mësimi shqip fillohet nga klasa e 1-rë të shkollës fillore dhe zgjat deri në klasën e 9-të.
Për informata të tjera të përgjithshme mund të kontaktoni sekretarin e LAPSh-së,
Abas Fejzullahu, tel. 078 718 76 45, ose kryetarin e LAPSh-së, Nexhat Maloku, tel. 076 569 20 80
Ju mund të merrni informata edhe përmes internetit: www.lapsh.ch
Gjithashtu duam të përmendim që Ministria e Arsimit të Republikës së Shqipërisë dhe ajo e Republikës së Kosovës kanë hartuar Plan-programin e përbashkët për mësimin plotësues të gjuhës shqipe.
Ndërsa Shkolla e Lartë Pedagogjike në Cyrih së bashku me LAPSH-in për ngritjen e cilësisë së mësimdhënies kanë paraparë mbajtjen e disa Seminareve për mësimdhënës gjatë këtij viti shkollor.
Urojmë që nxënësit dhe mësuesit tanë të kalojnë një vit bashkëpunimi të frytshëm, plot dije, mirësi, gëzime dhe lumturi.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










