Kosova
Nis festivali ndërkombëtar DokuFest

Në Prizren ka nisur edicioni i 22-të i festivalit ndërkombëtar i filmit DokuFest.
Organizimi ishte kryer me kohë.
“Përgatitjet finale janë bërë në kinematë, prandaj dhe tani gjithçka është gati edhe për një udhëtim të jashtëzakonshëm kulturor, i cili do të ofrojë përvoja të reja dhe të paharrueshme për secilin”, thuhet në njoftimin e bërë në faqen e festivalit, përcjell albinfo.ch.
Derisa bëhet e ditur se marrëdhënia ndërmjet njeriut dhe Inteligjencës Artificiale do të jetë tema qendrore në këtë edicion.
Sipas Veton Nurkollarit, drejtorit artistik, festivali sjellë një tjetër program të jashtëzakonshëm të filmave që do të shqyrtojnë shumë gjëra dhe marrëdhënie, prej njerëzve te natyra dhe deri te teknologjia.
“Këtë vit do t’i kushtojmë një vëmendje të veçantë Inteligjencës Artificiale duke filluar nga tema dhe identiteti vizual, pastaj filmat dhe diskutimet, për të eksploruar se ku është shoqëria në raport me këto zhvillimet e fundit”, ka thënë ai, shkruan Klan Kosova.
Filmi ikonik “2001: A Space Odyssey” nga regjisori legjendar Stanley Kubrick do ta hapë festivalin më 4 gusht, në Lumbardhi Bahçe, menjëherë pas ceremonisë së hapjes. Programi i të premtes mbrëma përfshin shfaqje të filmave edhe në DokuKino, DokuKino Plato, Sonar Cinema, Lunar Cinema dhe Kino Lumi (orarin mund ta gjeni në dokufest.com). Ndeja muzikore është në Andrra Stage ku DokuNights nis me Peaches/Steffi/Ivana Dragsic.
Këtu gjeni orarin e dokumentarëve që shfaqen nga 4-12 gusht.
E-Diaspora
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët Filozofja shqiptare, Lea Ypi, bën thirrje për të drejtën e votës për të gjithë, sepse pjesëmarrja...
-
Kosovari mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: “Ka qenë vëllai im binjak”
-
Votat e Diasporës, mbeten edhe 49,448 zarfe të panumëruara
-
Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të Kantonit të St. Gallenit
-
Performanca mahnitëse e Gjon’s Tears në mbrëmjen e dytë të Eurovision 2025
Jeta në Austri
-
Rritet ndjeshëm numri i britanikëve që marrin shtetësi austriake Numri i shtetasve britanikë që kanë fituar shtetësi austriake është rritur ndjeshëm që nga dalja e...
-
Austria dhe Gjermania bashkë në masa të reja për migracionin
-
Në cilët sektorë ka më shumë bakshishe në Austri?
-
Austriakët pinë mbi 1000 filxhanë kafeje në vit
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët