Lajme
Nikolliq nuk përjashton ndarjen e Kosovës
Presidenti serb Nikolliq thotë se serbët në Kosovë po rrezikohen nga “gjenocidi” dhe nuk e fsheh ambicien për ndarje. Reagon Serwer e Thaçi
Fitorja e ekstremit të djathë, Tomisllav Nikoliqit në Serbia është manifestuar keq në relacion me politikat e Kosovës. Prej që ai ka ardhur në krye të shtetit, kanë pasur kërcënime publike për rikthimin e ushtrisë serbe në Kosovë e deri te deklaratat e fundit dhënën në “Gardian” për ndarje të Kosovës.
Nikoliq, i cili është mbështetësi më i madh i rebeleve serbë në veriun e Kosovës të cilët vazhdojnë të sfidojnë institucionet në Prishtinë, gjatë qëndrimit në Londër, ka shfaqë “frikën” për shkeljen e të drejtave të serbëve në Kosovë, madje ka thënë se janë të rrezikuar nga gjenocidi.
Kjo deklaratë ka nxitur menjëherë një kundërreagim të kryeministri Hashim Thaçi, i cili ka quajtur të pavërteta. Relacionet politike Prishtinë-Beograd janë ashpërsuar dukshëm që nga ardhja e Nikolliqit dhe Ivica Daçiqit (pasardhësi i Milloshviqit në SPS), në krye të shtetit serb.
Nikolliq ka thënë se çdo përpjekje e Prishtinës për të vendosur autoritetin në veri do të çojë në eksodin e serbëve.
“Çka nëse serbët ikin, Kush do t’i pranojë rezultatet e një gjenocidi të tillë? Ky është një nga definicionet e gjenocidit: kur i dëboni 40 mijë njerëz, pa marrë parasysh a janë gra, burra, civilë apo ushtarë dhe kur e ndryshoni përbërjen etnike të terrirotit. Ky është gjenocid”, ka thënë Nikolliq.
Kryeministri Hashim Thaçi i është përgjigjur menjëherë deklaratave të Nikolliqit, duke i rikujtuar se serbet e Kosovës janë të integruar dhe përfshirë në institucione, por jo edhe ata në veri që janë të koordinuar nga forcat radikale serbe.
Ai ka hedhur poshtë pretendimet e Nikolliqit se serbët e Mitrovicës do të rrezikoheshin nga qeverisja e Prishtinës. “Askush nuk duhet ta harrojë faktin se dy të tretat e serbëve jetojnë në pjesën jugore të Kosovës dhe janë plotësisht të integruar në vetëqeverisje në nivelin lokal dhe marrin pjesë në të gjitha institucionet në nivelin qendror”, ka thënë ai.
Presidenti serb, Nikolliq po ashtu ka shfaqur idenë hapur për ndarjen e Kosovës, në momentin kur ka thënë se kryeministri Hashim Thaçi kurrë nuk do të jetë kryeministri në veri. Ai thotë se më herët i ka besuar teorisë së nuk do të ketë ndarje të Jugosllavisë e as bashkim të Gjermanisë, por janë gjëra që kanë ndodhur.
“Po të më kishit thënë 20 vjet më parë se nuk do të kishte Jugosllavi nuk do t’ju kisha besuar. Nëse me kishit thënë se Serbia e Mali i Zi do të ndaheshin, po ashtu do t’u kisha thënë se kjo është e pamundur. Po ashtu do të kisha thënë se Gjermania nuk do të bashkohet kurrë, por jeta na sjellë befasira. Nuk mund të udhëheq politikën duke i imagjinuar gjërat”, tha Nikolliq.
Ndërsa analisti amerikan për çështje të Ballkanit, Daniel Serwer ia ka rikujtuar presidentit serb se nuk mund të ketë ndarje të veriut. “Mendoj se çështja e kufijve është e pranuar. Kufijtë e Kosovës njihen kështu siç janë edhe me rezolutën 1244. Edhe Qeveria e Serbisë i ka njohur këta kufij me dekada dhe kjo nuk mendoj se është çështje e hapur”, ka për RTK, Serwer.
Sipas tij, zgjidhja e vetme për pjesën e veriut duhet të jetë plani i Ahtisaarit. Ai insiston që Kosova për çështjen e veriut të përdor këtë plan.
Po ashtu Tomisllav Nikolliq i cili ka qenë nënkryetare i Vojisllav Sheshilit në Partinë Rdikale Serbe në kohën kur populli i Kosovës po përballet me luftën e ekzistencë nga ushtria, policia dhe bandat paramilitare serbe, thotë se nuk ndihet me faj që strukturat paramilitare të shefit të tij kanë bërë krime.
“Nuk kam kryer asnjë krim. Dhe nuk turpërohem për asnjë gjë që kam bërë që nga 1990 e deri më sot… Njësitet e ashtuquajtura paramilitare kanë qenë në përputhje me kushtetutën e Jugosllavisë”, tha ai për “Gardian”, raporton REL.
Kryeministri kosovar, ndërkaq ka thënë se nuk e ka ndërmend të gjykojë lidershipin aktual të Serbisë, duke u bazuar në veprat e tyre në të kaluarën, do t’i gjykojë në bazë të veprave që do të bëjnë tash dhe në veçanti në lidhje me raportet me Kosovën.
Edhe Hashim Thaçi iu është përgjigjur pothuajse më të njëjtën gjuhë Nikollit. Ai i ka thënë se je një humbës madh, dhe se deklaratat e tij për rikthim në Kosovë nuk i bëjnë përshtypje. Po ashtu kryeministri Kosova i ka than se me polkat e tilla Serbi do të mbetet në atë që quhet “Pashallëku i Beogradit”.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











