Shkurt.ch
Ngritje e nivelit të korrupsionit në Zvicër
Baza për rritjen e perceptimit se Zvicra ka një shtim korrupsioni, sipas Trasparency International Schweiz është publikimi i disa aferave korruptive në sferën publike etj.
Edhe pse ende në një nivel të ulët, korrupsioni në Zvicër megjithatë ka treguar shenja të ngritjes. Sipas ranglistës që ka bërë organizata Transparency International, Zvicra në vitin që shkoi, ka zënë vendin e shtatë në botë për shkalla e ulët e korrupsionit. Ndërsa një vit më parë, ajo ishte e pesta në këtë listë, që i bie se ka një rritje të caktuar të këij fenomeni edhe në Zvicër.
Baza për rritjen e perceptimit se Zvicra ka një shtim korrupsioni, sipas Trasparency International Schweiz është publikimi i disa aferave korruptive në sferën publike. Zvicra është po ashtu e përfshirë në një skandal ndërkombëtar të korrupsionit, thotë TIS.
Ranglista është realizuar duke pasur për bazë «CPI»-në gjegjësisht perceptimin e korrupsionit në shoqëri dhe janë analizuar të dhënat nga 168 vende të botës.
Shteti me më së paku korrpsion në botë dhe që zë vendin e parë në këtë listë, rezulton të jetë për të dytën herë me radhë Danimarka. Pas saj vijnë: Finlanda, Suedia, Zelanda e Re, Holanda dhe Norvegjia e pas tyre, e shtata, Zvicra. Në dhjetëshen e parë janë edhe Singapuri, Kanadaja dhe Gjermania.
Nga ana tjetër, vendet me korrupsion më te madh ose që zënë vendet e fundit në ranglistë sipas CPI-së janë: Iraku, Libia, Angola, Sudani Jugor, Sudani, Afganistani, Korea e Veriut dhe në fund fare, Somalia.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste








