Shkurt.ch
Ngritje çmimesh të konsumit gjatë prillit në Zvicër
Benzina është shtrenjtuar në shkallën 3.7 për qind. Por shtrenjtim edhe më i madh është shënuar te çmimet e transportit ajror...
Gjatë prillit në Zvicër ka pasur konsumatorët janë përballur me një rritje çmimesh prej 0.7 për qind në krahasim me një muaj më parë. Sipas Zyrës Federale të Statistikave (BFS), ngritjen më të madhe të çmimeve në xhepin e tyre e kanë ndier vozitësit, shkruan sda.ch.
Benzina është shtrenjtuar në shkallën 3.7 për qind. Por shtrenjtim edhe më i madh është shënuar te çmimet e transportit ajror, transmeton albinfo.ch. Plot 4.9% më të shtrenjta kanë qenë builetat e aeroplanit në prill, krahasuar me muajin mars.
Ndërsa shtrenjtime të mëdha janë regjistruar te çmimet e artikujve të veshmbathjes. Gratë për fustana dhe xhaketa kanë paguar rreth 22% më shumë se një muaj më parë, ndërsa për pantallonat 7%. E pantallonat e burrave gjatë kësaj periudhe janë shtrenjtuar me 5.4%.
Nga ana tjetër, zbritje çmimesh ka pasur në hoteleri (minus 5.1%), te artikujt si syze dhe lente (minus 5.4%) etj. Po ashtu më lirë se në mars kanë kushtuar gjatë prillit edhe produktet për mirëmbajtjen e trupit, por edhe kafeja dhe frutat e malit, përcjell albinfo.ch. Një ulje të vogël në fund të sezonit të ngrohjes e ka pasur edhe çmimi i gazit për ngrohje.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










