Lajme
Ngritja e çmimit të biletave, shqetësime të mërgimtarëve
Aeroporti i Prishtinës planifikon të rrisë numrin e kompanive dhe linjave të reja

Duket se mungesa e kompanive ajrore në Kosovë është shkaktari kryesor i shtrenjtimit të biletave gjatë sezonës verore, atëherë kur edhe fluksi i udhëtarëve rritet, për shkak të pushimeve të bashkatdhetarëve, të cilët vijnë për të kaluar pushimet në vendlindje, përcjell albinfo.ch.
Pas analizimit, për të evituar këtë problem, Aeroporti Ndërkombëtarë i Prishtinës është duke u përpjekur të sjellë edhe kompani të tjera ajrore, për të rritur konkurrencën, e që do të ndikonte në çmim të biletave.
Zyrtarë të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë thonë se pavarësisht çmimit të biletave që kanë kompanitë ajrore, udhëtarët paguajnë edhe taksën prej 20 eurosh për shërbimet në aeroport.
Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara, thotë se pavarësisht çmimit të biletave, udhëtari paguan taksë prej 20.53 për shërbime dhe, për këtë aeroporti është duke bërë përpjekje që të sjellë sa më shumë kompani, në mënyrë që të rrisin konkurrencën.
“Pavarësisht çmimit të një bilete udhëtari paguan 20.53 taksen për shërbime. Ne jemi duke punuar vazhdimisht që të sjellim kompani të reja dhe linja të reja në mënyrë që të rrisim konkurrencën në treg dhe kjo sadopak të ndikojë në ulje të çmimit të biletave”, është shprehur Gara.
Agjencitë turistike: Ne nuk i rrisim çmimet e biletave, por kompanitë ajrore
Ndërkohë, agjencitë turistike ankohen se kanë humbje të mëdha jashtë sezonës dhe për këtë rriten edhe çmimet e biletave gjatë sezonit veror, shkruan arbreshinfo. Ata pohojnë se ndihen të lënë pas dore dhe pa përkrahje institucionale.
E-Diaspora
-
Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari Merchweil, Gjermani: Ai pritej të fitonte 5,000 euro për tre muaj punë në kopshtari – para...
-
Pritjet e qytetarëve për të dalë nga Kosova arrijnë deri në dy orë
-
Luanda Domi shpërblehet me çmimin ndërkombëtar në sigurinë kibernetike
-
Mërgimtarja nga Peja i sjell shoqet zvicerane në dasmë shqiptare në Kosovë
-
Dredhza Braina shpallet “Cybersecurity Woman of the Year 2025” në SHBA
Jeta në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak Hendeku gjinor në pensionet e Austrisë mbetet në 39.7 përqind, duke u kushtuar grave 204 mijë...
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri
-
Vjena hoqi 800 biçikleta të vjetra këtë vit