Kosova
Ngrica në aeroportin e Prishtinës shkakton panik te udhëtarët në aeroplanin zviceran
"Posa rrotët e aeroplanit e prekën pistën, piloti u detyrua të mbushte gaz urgjent. Ai tha se ka shumë vështirësi nga bora në pistë. Në aeroplan në mesin e udhëtarëve pati shumë panik nga dridhjet e forta"
Aeroplani i kompanisë Swiss është nisur nga Gjeneva për në Prishtinë në orën 6.28 me 180 udhëtarë kosovarë. Për shkak të motit me borë që po mbretëronte në Kosovë, ai pati shumë vështirësi gjatë aterrimit në Aeroportin e Prishtinës, njofton për albinfo.ch një lexues i yni, Nazmi Ahmeti, i cili ka qenë në këtë aeroplan.
“Posa rrotët e aeroplanit e prekën pistën, piloti u detyrua të mbushte gaz në mënyrë urgjente. Ai tha se ka shumë vështirësi nga bora në pistë. Në aeroplan në mesin e udhëtarëve pati shumë panik nga dridhjet e forta”.
Në fund për fat gjithçka përfundoi mirë, shkruan lexuesi ynë. Në Kosovë në këto orë po mbretëron mjegull e madhe, përfundon Ahmeti njoftimin për albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg Pa pasaportë në Aeroportin e Dublinit, 18-vjeçari arrestohet dhe dënohet... -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja













