Lajme
Ngjarjet shqiptare që shënuan vitin 2023 në Austri
Albinfo.at sjell për ju disa ngjarje me rëndësi në fusha të ndryshme që shënuan shqiptarët gjatë vitit 2023 në Austri

Panairi i Bizneseve Shqiptare në Austri, një rrëfim suksesi
Panairi i Bizneseve Shqiptare në Austri është njëri prej eventeve kryesore që organizohet nga Rrjeti i Bizneseve. Më 21 tetor, në Arena 21, MQ, Museumplatz 1, 1070, në Vjenë, Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri organizoi edicionin e katërt të Panairit të Bizneseve Shqiptare në Austri, shkruan albinfo.at.
Në këtë panair u prezantuan 60 kompani të bizneseve të suksesshme të shqiptarëve nga Austria, Kosova, Shqipëria dhe Lugina e Preshevës nga shumë fusha, si: ndërtimtari, arkitekturë, gastronomi, turizëm, IT, media, estetikë, automobilizëm etj.
Qëllimi i këtij panairi, të katërtit me radhë. sipas Yll Blakajt, kryetar i “Rrjetit të Bizneseve Diasporës Shqiptare në Austri”, ishte bashkëpunimi i kompanive, rrjetëzimi dhe shtimi i eksportit dhe importit mes Kosovës dhe Austrisë.
“Panairi ka shkuar mirë. Sigurisht që presim rezultate në të ardhmen, është hera e katërt që mbahet panairi i bizneseve shqiptare. Motoja e tij është që produktet nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Lugina dhe Mali Zi të gjejnë tregun e tyre në Evropë. Kjo më së miri bëhet duke u takuar, duke pasur mundësi të bisedohet me biznese shqiptare këtu. Eksporti në Kosovë është rritur 70%. Bizneset kanë nevojë për lidhje, me u taku”, është shprehur ai.
Po ashtu në panair kishte takime B2B mes bizneseve pjesëmarrëse dhe se çdo vit janë realizuar dhjetëra marrëveshje e kontrata mes bizneseve austriake dhe atyre nga Kosova.
Filmi për dëbimin e familjes kosovare nga Austria fiton Oscar-in studentor
Regjisori austriak, Mark Gerstorfer, i diplomuar në Akademinë e Filmit në Vjenë, fitoi medaljen e artë në kategorinë “Narrative” në ndarjen e çmimit Oscar për Studentë me veprën e tij “Die Unsichtbare Grenze” (Kufiri i padukshëm).
Në filmin 27 minutash, Mark Gerstorfer, i cili përveç regjisë ka bërë dhe skenarin, merret me deportimin e një familjeje në Kosovë, shkruan albinfo.at. Filmi tregon se si situata përshkallëzohet gjatë operacioneve të policisë.
Çmimet e 50-ta të Akademisë Studentore janë prezantuar në Beverly Hills.
Por, kjo nuk është e gjitha. Rrugëtimi filmik vazhdon. Tani filmi “Die Unsichtbare Grenze” ka hyrë në listën e ngushtë për çmimin e “Oscar”. Nga Oscar-i studentor në çmimin më të madh, botëror të filmit, Oscar-in klasik.
Bernardin Jakaj dhe Dielli Vranoci fitojnë duelet kryesore të mbrëmjes së boksit në Vjenë
Mbrëmja e 9 dhjetorit e cila është mbajtur në Maria Enzersdorf afër Vjenës, ishte një mbrëmje me suksese të mëdha për boksierët shqiptarë. Në këtë mbrëmje të organizuar nga “Simba Sports” të Shpëtim Shala, duelet kryesore u fituan nga dy boksierët shqiptarë që jetojnë në Austri. Duelin kryesor, pas 10 rundeve e fitoi Bernardin Jakaj kundër boksierit boshnjak, Enid Numanoviç. Ndërkohë në meçin mes boksierit Dielli Vranocit dhe dhe Anil Özdemir për titullin kampion të Austrisë, pas një përplasje të rastësishme kokë me kokë mes boksierëve, boksieri pejan u lëndua në vetull dhe kësisoj gjyqtarët vendosën për ndërprerje të ndeshjes. Pa u verifikuar mirë materialet, titulli iu dorëzua boksierit turk, Anil Özdemir. Megjithatë, pas ankesës nga menaxheri Shpetim Shala drejtuar Federatës së Boksit në Austri dhe pas verifikimeve të videove, u vërtetua që lëndimi nuk ishte nga goditja e boksierit kundërshtar dhe sipas pikëve të gjyqtarëve deri në rundin e gjashtë, fitorja dhe titulli i jepet boksierit Dielli Vranovci.
“Kori Siparantum” performon para publikut austriak në Vjenë
Kori Siparantum ishte i ftuar të marrë pjesë në festën e fundvitit me Wiener Singakademie në koncertet e “Wiener Konzerthaus”. Koristët u ngjitën në skenë së bashku me Orkestrën Simfonike të Vienës dhe Korin Wiener Singakademie.
Performanca tradicionale e Simfonisë së 9-të të Beethoven-it (në d-mol, e kompozuar në mes 1822-1824) është pjesë e festave të Vitit të Ri në Wiener Konzerthaus për 26 vjet. Këtë vit, Kori Siparantum do të jetë pjesë e këtyre koncerteve. Koncertet do të drejtohen nga Omer Meir Wellber ishin planifikuar për datat 30 dhe 31 dhjetor 2023, si dhe 1 janar 2024, në orën 19:00.
Po ashtu gjatë vitit 2023, shfaqje në disa qytete të mëdha të Austrisë ka përformuar edhe Ansambli Kombëtar i Kosovës “Shota”. Ata kanë performuar në Salzburg, Linz dhe në Graz.
E-Diaspora
-
Shoqatat shqiptare në Zvicër, në fokus të numrit të ri të revistës Albinfo.ch Revista është përqendruar në shoqatat, rrjetet dhe lëvizjet që kalojnë suazat lokale ose regjionale, dmth që...
-
Zhvillo karrierën tënde aty ku vlerësohet: smzh ag të ofron më shumë se një vend pune
-
Akuzohet kosovari, i dyshuar si shef i “degës zvicerane” të organizatës terroriste
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj