Shqipëria
Ngjarje e rrallë në Tiranë: Lindin katërnjakë
Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” në Tiranë, ku një nënë ka sjellë në jetë katër fëmijë njëherësh.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se katërnjakët, të cilët quhen Roal, Alrda, Roar dhe Auro, janë lindur natyralisht dhe pas një muaji kujdesi intensiv shëndetësor janë gati të kthehen në shtëpi.
MSHMS vlerësoi punën e stafit mjekësor, duke theksuar përkushtimin e bluzave të bardha në të gjithë vendin, veçanërisht në maternitet ku lind jeta.
Familja do të përfitojë edhe nga bonusi i bebes, një program mbështetës i qeverisë që nis që nga viti 2019. Ky bonus ofron 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 lekë për të dytin dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, për familjet që jetojnë dhe kontribuojnë në Shqipëri.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa Ministri i Ekonomisë Hattmannsdorfer bën thirrje për zgjatjen e përjashtimit mujor prej 200 eurosh nga taksat... -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente










