Shkurt.ch
Ngadalësohet shtimi i numrit të të huajve në Zvicër
“Shkalla e rritjes te zviceranët është stabile nga viti 2014, ndërkohë që te banorët me prejardhje të huaj, nga viti 2016 është konstatuar një rënie”
Rritja e numrit të banorëve të Zvicrës ka shumë vite që bëhet në radhë të parë falë migracionit ose shtimit të numrit të banorëve me prejardhje të huaj. Por, statistika e fundit, e publikuar sot nga Zyra Federale për Statistikë (BFS) tregon se popullata me sfond migracioni, gjatë vitit 2018 ka vazhduar trendin e uljes së rritjes, të filluar pak vite më parë, shkruan BFS.
Në vitin 2018 afërsisht tri të katërtat e banorëve të Zvicrës ishin zviceranë, vendës dhe një e katërta, të huaj. Numri i zviceranëve në krahasim me vitin 2017 është rritur për 37.600 veta ose 0.6 për qind, transmeton albinfo.ch. Ndërsa popullata me qëndrim të përhershëm në Zvicër por me prejardhje të huaj, është shtuar për 20.600 veta ose 1 për qind.
“Shkalla e rritjes te zviceranët është stabile nga viti 2014, ndërkohë që te banorët me prejardhje të huaj, nga viti 2016 është konstatuar një rënie”, shkruan BFS“.
Përqindjen më të lartë të të huajve, si kanton e ka Gjeneva, 40% ndërsa më të ultën, Kantoni Appenzell Innerhoden, 11 për qind, përcjell albinfo.ch. Përderisa në Kantonin e Gjenevës është shënuar një ngritje e lehtë, në atë Appenzell Innerhoden, gjatë vitit 2018 ka pasur një rënie të lehtë të numrit të të huajve.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










