Zhvillim
Nga Zvicra, për të investuar në Kosovë
Andrea Angeli ka marrë rrugë nga Zvicra për në Kosovë. Ai po shikon mundësitë për investime në Kosovë, disa vjet pasi kishte nisur të sjellë produktet e tij në tregun kosovar
Parku i Biznesit në Drenas është një mundësi e mirë për investitorët që dëshirojnë të investojnë në Kosovë.
I tillë është edhe Andrea Angeli, i cili ka marrë rrugë nga Zvicra për në Kosovë. Ai po shikon mundësitë për investime në Kosovë, disa vjet pasi kishte nisur të sjellë produktet e tij në tregun kosovar, njofton “KTV”.
“Është shumë e rëndësishme që të kemi investime këtu, pasi vendi ka lëvizur përpara në disa aspekte. Kjo na bën ta shohim mundësinë e investimit. Nga hera e fundit që kam qenë këtu kam parë ndryshime në qasjen e tregut ndaj produkteve të reja dhe kualitative. Pastaj po shihet që po punohet shumë në certifikimin e produkteve. Ajo që duhet të bëjnë institucionet është që të heqin disa pengesa nëpër kufij, kontrollet e zgjatura, duhet të kemi garanci për prodhimet e ndryshme që i kemi”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe nga ai, Martin Grae që vjen nga Gjermania ka në plan të hap fabrikë në Kosovë por të bëjë investime në shërbime.
Të dytë këta bashkë me një numër kompanish nga Sllovenia, Norvegjia dhe vende të tjera kanë shfaqur produktet e tyre në një panair të mbajtur në Parkun e Biznesit në Drenas ku edhe kanë shikuar kushtet që i ofron parku.
Disa kompani evropiane po shohin mundësi… by kohanet
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












