Shqipëria
Nga sot linja Cyrih-Tiranë
Sot u organizua ceremonia fluturimit të ri që lidh Tiranën me qytetin më të madh të Zvicrës, Cyrihun.
Kjo linjë e re nga SWISS do të operohet nga Edelweiss, e cila do t’ju ofrojë pasagjerëve fluturime direkte dy herë në javë, çdo të hënë dhe të premte, thuhet në njoftimin zyrtar.
Cyrihu është qyteti më i madh i Zvicrës me një popullsi prej 380,000 dhe mbi një milion njerëz që jetojnë në rajon.
Është shtëpia e shumë selive dhe firmave zvicerane, kompanive të shërbimeve financiare, qendrave kërkimore shkencore dhe bizneseve në industrinë krijuese. Ky qytet është një nga qendrat me të rëndësishme ekonomike të Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
Pjesëmarrës në ceremoninë e sotme ishin Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Z. Adrian Maitre, Zv/Ambasadori i Zvicrës Z. Philipp Keller, Këshilltari Ligjor i Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC), Z.Bujar Hazizaj dhe Drejtoresha e të Drejtave të Trafikut të AAC, Znj. Keida Koshaj.
Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës Z. Rolf Castro-Vasquez, u shpreh se “e çmojmë bashkëpunimin tonë me SWISS Airlines. Ky është një lajm i mirë për të gjithë. Destinacione të tjera na presin, ndërkohë që qyteti i Cyrihut është më afër”.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars Dua Lipa dhe Rita Ora tërheqin vëmendjen me stilin e tyre... -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu
Jeta në Austri
-
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë Britma dhe panik, dëshmitarët tregojnë si ndodhi tragjedia me 4 viktima në Vjenë... -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim














