Kosova
Nga sot, Kosova zyrtarisht merr kryesimin e CEFTA-s
Ministri Hasani ka deklaruar se Kosova gjatë kryesimit të CEFTA-së do të ketë një qasje të bashkëpunimi duke mos neglizhuar asnjërën palë të përfshirë në këtë marrëveshje
Kosova sot zyrtarisht ka marrë kryesimin e CEFTA-s, marrëveshje e vendeve ballkanike për tregtinë e lirë. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani që do të jetë kryesues i CEFTA-s, me këtë rast ka thënë se Kosova do të luaj një rol konstruktiv gjatë kohës që do të udhëheq me këtë institucion ballkanik, derisa rëndësi të veçantë ai tha se do t’i kushtojë implementimit të marrëveshjeve të deritashme.
“Si ministër i qeverisë së Kosovës dhe kryesues i CEFTA ne do të angazhohemi maksimalisht për të kryer obligimet tona, për të realizuar objektivat tona dhe më e rëndësishmja gjatë këtij kryesimi e do të fokusohemi në implementimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani dhe të marrëveshjeve që do të arrijmë në të ardhmen”, theksoi ministri Hasani, citon KP.
Ai është shprehur se objektiv strategjik do të jetë Krijimi i Zonës Ekonomike Rajonale me Bazë të pajtueshmërisë me BE-së dhe Marrëveshjen e CEFTA për promovimin e investime përmes promovimit të tregtisë rajonale.
Ministri Hasani ka deklaruar se Kosova gjatë kryesimit të CEFTA-së do të ketë një qasje të bashkëpunimi duke mos neglizhuar asnjërën palë të përfshirë në këtë marrëveshje.
“Gjatë vitit 2018 qasja e Kosovës do të jetë proaktive, ne do të punojmë që të sjellim të gjitha palën në tavolinë dhe të marrim vendime që shkojnë në favor të bashkëpunimit rajonal dhe të integrimit në BE si qëllim primar i vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Hasani.
Ndërsa, Myriam Ferran nga Komisioni Evropian ka thënë se pret bashkëpunim konstruktiv me Kosovën. Ajo ka thënë se ky është një test i madh për Kosovën dhe se duhet të fokusohen drejt një të ardhme të përbashkët në BE.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











