Kosova
Nga një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për sulmin në Banjskë
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar nga një muaj paraburgim për të dy të dyshuarit për sulmin në Banjskë, përcjell albinfo.ch.
Dy të arrestuarit, pjesë e grupit terrorist që morën pjesë në sulmin e Banjskës, janë larguar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pas përfundimit të seancës ndaj tyre.
Në këtë seancë është shqyrtuar kërkesa e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit ndaj këtyre të dyshuarve, ndërsa pritet të merret vendimi.
Ata janë sjellë nën përcjelljen e forcave të shumta policore, duke u tërhequr zvarrë, raporton Ekonomia Online. Të pranishëm janë parë edhe avokatët e tyre që nuk kanë dashur të flasin për medie.
Mbrëmë Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për të arrestuarin Vlladimir Toniq, i dyshuar për vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka mbajtur seancën dëgjimore në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit V.T., i dyshuar për vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 126 i KPKS – së dhe kryerja e veprave terroriste nga neni 129 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjyqtari i Procedurës Paraprake e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit V.T. dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.
Masa e paraburgimit është caktuar në harmoni me nenin 182 të KPPRK dhe nenin 184, paragrafi 1, nënparagrafër 1.1 e 1.2, pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 dhe paragrafit 1.3 të KPPRK-së.
Kundër këtij aktvendimi palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës dënohet me jo më pak se dhjetë vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.
“Kryesi i veprave penale nga nenet 113-127 të këtij Kodi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm, nëse kryerja e veprës: 1.1. rezulton në vdekjen e një apo më shumë personave; 1.2. rrezikon jetën e një apo më shumë personave; 1.3. vepra përcillet me dhunë të rëndë ose shkatërrim në shkallë të madhe; ose 1.4. vepra ka rrezikuar sigurinë ekonomike dhe ushtarake të Republikës së Kosovës”, thuhet në nenin 126 të Kodit Penal.
Burgim të përjetshëm parasheh edhe paragrafi 3 i nenit 129 të Kodit Penal.
Sipas këtij paragrafi, kushdo që kryen vepër terroriste e që rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim së paku 15 vjet ose me burgim të përjetshëm.
“Kur vepra nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekje të një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet ose me burgim të përjetshëm”, thuhet në paragrafin 3 të nenit 129 të Kodit Penal.
Seanca kundër të pandehurve do të mbahet sot, duke filluar nga ora 10:00, në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










