Lajme

Italia në karantinë të plotë nga koronavirusi

Autoritetet në Itali shpallin izolimin e plotë.

Autoritetet në Itali kanë deklaruar izolim të plotë të vendit pasi vendi është bërë një vatër e koronavirusit në Evropë.

Italia është vendi më i goditur në Evropë me 463 vdekje të lidhura me virusin dhe më shumë se 9,000 infeksione të konfirmuara, raportojnë mediat italiane, përcjell albinfo.ch..

Me këtë vendim, afro 60 milion njerëz tani do të karantinohen nga masat e rrepta të vendosura tashmë në zonat veriore dhe qendrore të vendit gjatë fundjavës.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, u ka kërkuar njerëzve që të mos largohen nga shtëpitë e tyre. Sipas fjalëve të kryeministrit, njerëzit duhet të shmangin lëvizjen jashtë nëse nuk shkojnë në punë dhe në raste urgjente.

Shkollat dhe fakultetet në vend do të mbyllen deri më 3 prill.

Sipas informacioneve të fundit, transporti publik do të mbetet akoma funksional.

Sipas të dhënave zyrtare, 97 njerëz kanë vdekur në 24 orët e fundit të koronavirusit në Itali.