Koronavirusi: çast pas çasti
Nga nesër hapen shkollat dhe flokëtarët në Gjermani
Kjo hyn në fazën e dytë të lehtësimit të masave në Gjermani
Gjermania po vazhdon me masat lehtësuese. Nga 20 prillu dyqanet që kanë sipërfaqe shitjeje deri në 800 metra katrorë janë rihapur, duke plotësuar disa kushte, transmeton albinfo.ch.
Ndërsa floktarët do të hapin lokalet e tyre, duke filluar nga 4 maji.
Nga 4 maji, shkollat gradualisht do të rihapen. Fillimisht prioritet ka për klasat përfundimtare dhe klasat e lidhura me kualifikimin, si dhe klasën e fundit të shkollës fillore.
Ritet në kisha, xhami dhe sinagogë, si dhe festimet fetare dhe ngjarje tjera fillimisht nuk duhet të zhvillohen. Qytetarëve u kërkohet të vazhdojnë të mos udhëtojnë, të paktën deri më 14 qershor. Tubime të mëdha janë të ndaluara deri të paktën më 31 gusht 2020, përcjell tutje albinfo.ch.
Udhëtimi
Ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas bëri thirrje për të treguar kujdes lidhur me heqjen e kufizimeve të udhëtimit në të gjithë botën. “Kur njerëzit të jenë në gjendje që jo vetëm të fluturojnë përsëri jashtë vendit, por gjithashtu të kthehen të sigurt, atëherë, hap pas hapi, mund të heqim kufizimet e udhëtimit”, deklaroi Maas.
“Por nuk mund të lejojmë që këto hapa të jenë të nxituar. Nuk mund dhe nuk do të kthejmë përsëri çerek milioni njerëzish nga pushimet e verës”, shtoi ai. Pasi kufizimet e udhëtimit lidhur me koronavirusin u vendosën në mars, Gjermania riatdhesoi të paktën 225 000 qytetarë gjermanë, të bllokuar jashtë vendit, duke e bërë këtë një nga operacionet më të mëdhenj në historinë e vendit.
“Kufijtë e brendshëm të Europës nuk duhet të qëndrojnë të mbyllur asnjë ditë më shumë nga sa duhet”, shtoi ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











