Maqedonia
Nga nesër fillon panairi i 30-të i librit në Shkup
Botuesit do të organizojnë edhe promovime dhe takime me autorë në stendat e tyre, ku kësaj here për dallim nga vitet tjera panairi do mbahet në sallën "Boris Trajkovski".
Shumë shtëpi botuese do të marrin pjesë në Panairin e 30-të të librit i cili zyrtarisht do të hapet nga 3 deri 9 maji 2018.
Në këtë panair do të ofrohet literaturë nga autorë vendorë dhe të huaj, botime shkencore, libra për fëmijë, libra shkollorë.
Botuesit do të organizojnë edhe promovime dhe takime me autorë në stendat e tyre, ku kësaj here për dallim nga vitet tjera panairi do mbahet në sallën “Boris Trajkovski”. Krahas botueseve vendorë do të ketë edhe të huaj nga Shqipëria dhe Serbia, ndërsa Ambasada e Suedisë do të organizojë prezantim të literaturës për fëmijë.
Orari i punës së Panairit është prej orës 10:00 deri në orën 20:00, çmimi i biletës është 30 denarë, gjegjësisht 20 denarë për vizitorët në grupe. Për nxënësit e shkollave hyrja do jetë pa pagesë nëse kanë vërtetim nga shkolla dhe kujdestari i klasës.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











