Integrimi
Nga Kosova, numri më i madh i azilkërkuesve
Nga 785 kërkesa të azilit, me 131 sish, të parët janë shtetasit e Kosovës. Në radhë vijnë shtetasit e Bosnjës (93), të Malit të Zi (80), të Shqipërisë (52) etj.
Pas një rënieje në muajin gusht, numri i kërkuesve të azilit në Luksemburg ka shënuar ngritje gjatë shtatorit. Nga 76 sa kishin qenë në gusht, janë bërë 119 kërkesa në muajin shtator. Ndërkaq, llogaritur për 9 muajt e deritashëm të vitit 2013 në këtë vend të vogël të Beneluksit azil kanë kërkuar gjithsej 785 persona.
Po u krahasua me periudhën e njëjtë të një viti më parë , kur ishin regjistruar 1700 kërkesa, ky numër është më pak e gjysma.
Sidoqoftë, në shifrën prej 785 kërkesave të azilit, me 131 sish të parët janë shtetasit e Kosovës. Në përgjithësi prijnë shtetasit e vendeve ballkanike, shkruan tagblat.lu. Kështu, në radhë pas kosovarëve janë shtetasit e Bosnjës (93), të Malit të Zi (80), të Shqipërisë (52) dhe të Serbisë (36).
Shifrat nga vendet tjera, përfshirë edhe ato të përfshira nga lufta ose nga krizat, si Siria, Iraku etj, sillen në mes 48 (Siria), 27 (Iraku), 26 (Algjeria) etj.
Nga 1062 kërkesat e trajtuara deri më tash në Luksemburg, statusin e refugjatit e kanë fituar 101 persona.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











