Ekonomi
Nga kameriere, në multimilionere, ja këshillat e saj
Ja cilat janë tre këshillat kryesore sipas Amanda Frances
Sipas ish-kamerieres, të shndërruar sot në një multimilionere që jeton në Malibu, Kaliforni, të bëhesh e pasur dhe të drejtosh kompaninë e ëndrrave, është çështje fati dhe shansi. Por, ju mund të keni jetën që keni ëndërruar gjithmonë, në çdo pjesë të sajën edhe falë disa trukeve të tjera.
Ajo tregon se nuk ka lexuar asnjëherë asnjë libër biznesi dhe nuk ka ndjekur asnjë kurs të specializuar për të realizuar planet e saja për të ardhmen e shoqërisë që tashmë ka krijuar. “Unë thjesht zgjodha”, tregon ajo, “të mësoja si ta zotëroja pasurinë dhe fatin tim, e më pas të ndaja këto njohuri edhe me femrat e tjera”, transmeton Scan.
Ja cilat janë tri këshillat kryesore sipas Amanda Frances, përcjell albinfo.ch.
Vendosni se çfarë doni të zotëroni dhe shkruajeni atë
Në tetë vjetët e mia të drejtimit të kësaj kompanie dhe pesë vjetëve të biznesit tim, gjatë të cilave ai më ka mbështetur financiarisht, kam vërejtur se kur shumica e njerëzve thonë se do të bëjnë diçka, ata shpesh kthehen mbrapa dhe kështu me radhë, duke e pyetur veten shpesh për sigurinë ë të ardhmes së projektit të tyre, ndërsa marrin edhe mendime të jashtme që i dekurajojnë mbi realizimin e projektit të tyre fillestar.
Mbani dy vizione njëherësh
Unë mbaj dy vizione njëherësh. Unë gjithmonë e di se cili është qëllimi afatshkurtër (d.m.th., gjëja tjetër që do të blini, bëni ose paguani në të ardhmen e afërt) dhe cili është qëllimi afatgjatë (vizioni i madh në jetën tuaj dhe qëllimet e mëdha për të cilat do t’iu duhet pak më shumë kohë për të arritur.
Përmes mbajtjes së dy vizioneve në të njëjtën kohë, unë mund të ndërmarr hapa të përditshme për të ecur përpara me të dyja qëllimet njëherësh.
Injoroni të gjithë dhe këdo rrotull jush
Shumë njerëz do të kenë mendime dhe gjykime për atë që duhet të bëni për të arritur ëndrrat tuaja. Përveç se në rastin nëse ata kanë atë që dëshironi ose për të cilën ju keni nevojë, në të kundërt injorojini. (Kjo përfshin psikikën tuaj dhe prindërit tuaj.) Ju duhet të bëni atë që funksionon, është e drejtë dhe ka kuptim për ju. Dëgjoni vetëm njerëzit dhe gjërat që ju ndihmojnë të besoni në veten tuaj dhe mundësinë tuaj të pakufishme.
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç













