Shkurt.ch
Nga fundi i shkurtit, internet në avionët zviceranë
Pasagjerët në avionët zviceranë së shpejti do të kenë qasje në internet gjatë fluturimeve me Boeing-un e ri 777- 300ER, i cili është pajisur me teknologjinë e duhur.
Swiss po pret nëntë Boeing të tillë 777-300ER. Pas një jave pritet të aterojë avioni i parë i tillë në aeroportin e Cyrihut. Ende nuk dihet sa do të kushtojë Wi-Fi në aeroplanët zviceranë.
Swiss do t’u ofrojë udhëtarëve të saj internet gjatë fluturimeve tejoqeanike, gjatë fluturimit për në Nju-Jork më 21 shkurt.
Nga kompania kanë bërë të ditur për “20 minute” se destinacione të tjera, në të cilat do të hyjnë në funksion avionët e rinj janë Hong-Kong, Bangkok dhe Los Angeles.
Fluturimet në San Francisco, San Paolo dhe Tel Aviv janë shërbyer edhe disa herë në javë me „Triple Seven“.
Swiss është duke e menduar futjen e një oferte të këtillë edhe në destinacione të shkurtra dhe të mesme në Evropë.
Ata po bashkëpunojnë ngushtë me kompaninë mëmë Lufthansa, thotë zëdhënësi i Swiss, përcjell albinfo.ch.
Që nga viti i kaluar, të gjitha fluturimet interkontinentale të Lufthansës janë të pajisura me qasje në internet.
Gjithnjë e më shumë kompani ajrore janë tani duke ofruar internet në bordin e tyre. Tashmë nuk është risi në linjat ajrore amerikane. Sidomos në fluturime të gjata mes SHBA-së dhe Evropës tani ka Wi-Fi në aeroplan.
Këtë e tregon një vlerësim në routehappy: https://www.routehappy.com/
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












