Shkurt.ch

Nga frangu i fortë 30 mijë vende pune më pak

Nëse frangu vazhdon të mbetet në një nivel të lartë kundrejt euros (1,05 franga për euro) në Zvicër mund të shuhen rreth 30,000 vende pune.
Kështu ka deklrauar presidenti i shoqatës zvicerane të punëdhënësve, Valentin Vogt.
Deklarata e tij vjen  katër ditë pasi banka qendrore zvicerane ka njoftuar përsituatës ekonomike dhe monetare në vend, raporton gazeta zvicerane “20 minuta”.
Shkalla e papunësisë në këtë vend, sipas vlerësimeve të bankës nacionale mund të lëviz në katër për qind te fuqia punëtore deri në fund të vitit 2015, që është një parshikim më i keq se sa ata që dhanë Sekretariati Shtetëror për Ekonomi (SECO).
Shoqatat e punëdhënësve thonë se parashikimi i tyre për humbjen e rreth 30 mijë vendeve të punës për shkak të frangut të fortë është i bazuar në faktin se shumë ndërmarrje porositë që nga fillimi i vitit kanë shënuar rënie në mes të 10 dhe 15 për qind.
Gjithashtu, eksportet zvicerane në prill janë ulur për 5.1 për qind në vit për 16.3 miliard franga.
Politika e re të Bankës Nacionale me normën e valutës kombëtare kontribuoi për minus 3.8 për qind.