Shqipëria
Nga Firenca drejt Tiranës, babë e bir që sollën virusin në Shqipëri
Në Shqipëri ka dy rastë të prekura nga koronavirusi.
Informacionet e fundit nga Ministria e Shëndetësisë në një njoftim zyrtar pak pas mesnate, konfirmoi dy rastet e para me koronavirusin e ri COVID-19 në vendin tonë, përcjell albinfo.ch.
Dy pacientët e konfirmuar janë babë e bir.
Dy qytetarët e konfirmuar me koronavirusin e ri janë 54 vjeç dhe 28 vjeç dhe kanë qëndruar disa ditë në Firenc, ndërsa bëhet me dije se kanë udhëtuar në rrugë tokësore nga Firence drejt Tiranës, nëpërmjet pikës së Hanit të Hotit me makinë personale, shkruajnë mediat në Shqipëri.
Menjëherë pas shfaqjes së shenjave klinike dhe lajmërimit të urgjencës kombëtare në nr.127 i janë marrë mostrat, të cilat u konfirmuan nga laboratori i virologjisë në ISHP.
Dy rastet e konfirmuara me COVID-19 janë në gjendje të stabilizuar dhe po trajtohen në spitalin infektiv, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.
Ndërkohë strukturat e shëndetit publik po realizojnë hetimin epidemiologjik dhe marrjen e mostrave të kontakteve. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









