CH-Ballkani
Nga e premtja në Zvicër: “Java e solidaritetit me vëllezërit tanë në Shkup”
"Shqiptarët e Zvicrës kanë mundësi të shumta për t’i kontribuar humanizmit dhe mirësisë, siç e kanë dëshmuar çdo herë që e ka lyp nevoja. Duke qenë aktiv në kësi akte patriotike që i shërbejnë humanizmit dhe njerëzores, në të njëjtën kohë, plotësojmë pjesë të përgjegjësisë ndaj kombit shqiptar dhe vlerave të larta të Islamit"
Katastrofa natyrore që ka goditi Shkupin me rrethinë më 6 gusht të këtij viti ka mobilizuar shumë njerëz vullnetmirë dhe shoqata për të ndihmuar në tejkalimin e pasojave të rënda që po bart populli i asaj ane. Në mesin e subjektev të përmendura është edhe Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër. AI ka shpallur ditën e premte, 12 gusht 2016, si: “Java e solidaritetit me vëllezërit tanë në Shkup”, bëhet e ditur në një njoftim për media që ka dërguar UISZ-
“Nuk ka vlerë më të madhe njerëzore që reflekton pozitivisht sikur që është ndjenja e humanizmit dhe dashuria për vëllezërit dhe bashkëkombasit tanë, kudo që të jënë, duke u dalë në ndihmë në momentet më kritike dhe më të dhimbshme. Ky akt solidariteti, pos që flet për anën njerëzore, njeherazi është vlerë patriotike kombëtare dhe fetare.
Shqiptarët e Zvicrës kanë mundësi të shumta për t’i kontribuar humanizmit dhe mirësisë, siç e kanë dëshmuar çdo herë që e ka lyp nevoja.
Duke qenë aktiv në kësi akte patriotike që i shërbejnë humanizmit dhe njerëzores, në të njëjtën kohë, plotësojmë pjesë të përgjegjësisë ndaj kombit shqiptar dhe vlerave të larta të Islamit.
Njëkohësisht e ndihmoni Unionin e Imamëve Shqiptarë të Zvicrës që, nëpëmjet grumbullimit të mjeteve materiale, të arrijë të gjitha shtresat e shoqërisë të prekura në vërshimet e ujit.
Sot fshatrat e Shkupit kanë nevojë për mbështetjen tuaj, qoftë ajo me lutje, dua, ushqim, mjete higjienike, furnizim me ujë të pijshëm, para, etj.
Duke u nisur nga kjo situatë tejet e vështirë, Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër (UISHZ) shpall “Javën e solidaritetit me popullatën e dëmtuar të Shkupit ”.
Andaj luten të gjithë bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Zvicër që deri të premten e ardhshme në mbrëmje, më 19 gusht , të kontribuojnë në zbutjen e situatës së krijuar atje. Aksionin kryesor ne do ta kemi nëpër xhamitë tona në mbarë Zvicrën pas namazit të së premtes” thuhet në komunikatën e nënshkruar nga kryetari i UISHZ Nehat ef. Ismaili.
Ndihmat dhe kontributet Tuaja mund t’i drejtoni te xhamia juaj më e afërt, e cila pastaj ia dorëzon UISHZ-së. Ato ju mund t’i dorëzoni edhe drejtpërdrejtë në llogarinë bankare të UISHZ-së duke shënuar qëllimin e destinimit “Për Shkupin ” nën:
ZKB (Zürcher Kantonalbank)
Union der Albanischen Imame in der Schweiz
IBAN : CH03 0070 0110 0043 5711 8
SWIFT: ZKBKCHZZ80A
Postkonto: 80-151-4
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












