Shkurt.ch
Nga dita e hënë në Bazel mund të mbyllen të gjitha shkollat
Autoritetet e arsimit po mendojnë të mos rihapen fare shkollat për shkak të shqetësimeve të koronavirusit
Autoritetet në Bazel janë vendosur të takohen këtë javë për të diskutuar mundësinë e mbylljes së shkollave kur periudha aktuale e festave përfundon në 6 mars. Shkollat në pjesë të tjera të vendit megjithatë janë zotuar të mbesin të hapura, transmeton albinfo.ch.
Shkollat e Bazelit – aktualisht me pushime shkollore – janë vendosur të rihapen më 9 mars, megjithatë autoritetet e arsimit po mendojnë të mos rihapen fare për shkak të shqetësimeve të koronavirusit.
Periudhat e pushimeve shkollore ndryshojnë nga kantoni në kanton, ndërsa vendimi për mbylljen e shkollave do të varet nga autoritetet kantonale, shkruan The local.
A do të hapen shkollat e Bazelit të hënën?
Drejtoria e Arsimit në kantonin e Bazelit ka thënë se do të mblidhet të enjten për të diskutuar nëse shkollat duhet të rihapen apo jo. Autoritetet përgjegjëse për qytetin e Bazelit do të takohen gjithashtu “diku këtë javë” për të diskutuar çështjen.
Siç është raportuar në të përditshmen zvicerane Watson, çdo vendim nëse do të mbyllin shkollat do të marrë parasysh si shqetësimet e shëndetit publik, ashtu edhe ndikimet e mundshme për prindërit që do të duhet të gjejnë mjete alternative për t’u kujdesur për fëmijët e tyre. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas Aktorja e njohur shqiptare Liri Lushi do të interpretojë rolin e Donika Kastriotit, figura dhe legjenda,... -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














