Lajme
Nga diaspora rikthehet në vendlindje për ta punuar tokën
Lulzim Kurti është një emigrant që vendosi 6 vjet më parë të kthehej në atdhe për të investuar paratë e tij në bujqësi, përcjell albinfo.ch.
Storja e tij tregon se si fillim ai ngriti 2 dynym sera me perime të ndryshme, por ishte vetë tregu ai që i diktoi kulturën bujqësore që i sjell me tepër fitime.
Ai thotë se ka punuar për 15 vjet në Greqi dhe se është gjynah që të lësh tokën pa punuar në Shqipëri dhe të shkosh jashtë shtetit.
“Ia vlen të merresh me bujqësi. Është gjynah ta lësh tokën pa punuar e të shkosh jashtë shtetit. Në Greqi kam punuar 15 vjet me 25 euro ditën, atje do të paguash qiranë, ujë, drita dhe, në fund ngel pa asgjë”, është shprehur Lulzimi në një intervistë për Top Channel.
“I kam rezistuar tregut, pasi mundohem të nxjerr një produkt të pastër. Për të luftuar fluturën e bardhë përdor këto shirita që më ulin numrin e spërkatjeve, ndërs për pjalmimin e domates dikur përdorej hormone për lidhjet e kokrrës, kurse tani përdor vetëm bletë të cilat gjithashtu me shtojnë rendimentin. Dhe bima del fantastike”.
Pas suksesit në sera, ish-emigranti tre vjet më parë zgjeroi fermën e tij, duke mbjellë pemë drufrutore.
Lulzimi thotë se oreksi vjen duke ngrënë, pas perimeve dhe frutave, radhën e ka ngritja e një kapanoni shpendësh, ku do të rriten zogj të freskët.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











