Kosova
Nga 58 teste të bëra në Prishtinë vetëm një i infektuar
Pas daljes së rezultateve, nga testet e bëra sot, u konfirmua një rasti i ri në Prishtinë me COVID-19.
Kreu i Prishtinës ka thënë se nga 58 teste është lajm i mirë që vetëm një person është me virus.
“Nga përafërsisht 200 teste, 14 raste të reja në Kosovë. Nga 58 teste në Prishtinë, 1 rast i ri. Me ju tregu të drejtën, ishim në ankth se do të jetë numër më i madh, për shkak të rasteve dje”, thotë Ahmeti.
Po ashtu, ai shpreson të mos ketë përhapje të rasteve të reja, ndërkaq thotë se ende nuk është fituar lufta kundër pandemisë.
“Tani natyrisht vetizolim për të testuarit deri ta kalojnë edhe periudhën e inkubimit.
Shpresojmë ta ndalim përhapjen e rasteve dje jo veç në Prishtinë por në krejt Kosovën. Virusin ende nuk e kemi mund përfundimisht”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook. /Albinfo.ch.
https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10159813184897166
E-Diaspora
-
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë Filmi i Visar Morinës “Shame and Money” pritet me duartrokitje të pandërprera në Sundance Film Festival... -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin













