Shqipëria
Nga 4 maji sistemi i ri për riatdhesim në Shqipëri
Aplikimet për të rezervuar një vend në avion bëhen tashmë në E-Albania.
Është bërë e ditur se ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka sqaruar publikisht paraditen e sotme mënyrën e re të riatdhesimit, që do të zbatohet duke filluar që nesër për të gjithë shqiptarët e mbetur jashtë vendit për shkak të mbylljes së kufijve.
Ministrja tha se të gjitha aplikimet për të rezervuar një vend në avion bëhen tashmë në E-Albania.
“Deklaroni adresën e banimit. Kush banon në zona të gjelbërta duhet të rrijë në hotel. Kush banon në zonat e kuqe do të karantinohen në banesat e tyre nën monitorimin e policisë. Gjatë udhëtimit me “Air Albania” do plotësoni një formular vëtëdeklarimi, në rast deklarim të rremë do të aplikohen masa ndëshkimi në bazë të ligjeve në fuqi. Në aeroport, personat që jetojnë në zona të gjelbërta do dërgohen në hotel me autobus. Do paguajnë vetëm 7 euro për ushqimin”,- shpjegoi ajo.
Balluku shtoi se, në rast se dikush nga banorët e zonave të kuqe do të karantinohet në hotel mund ta deklarojë këtë kur është në avion apo në aeroport.
“Kemi luftuar këto 8 javët e gjata me armikun e padukshëm. Ia kemi dalë jo vetëm falë angazhimit të qeverisë por edhe pse ju keni treguar përgjegjshmëri. Edhe sot kërkohet përgjegjshmëri nga ju për mënyrën e rë të riatdhesimit. Ditët që po vijnë padyshim do të jenë më të mira se ato që kaluam por vetëm nëse zbatojmë protokollet dhe rregullat e shpallura nga qeveria”,- tha ajo.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











