Shqipëria
Nga 12 korriku, 3 fluturime në javë Tiranë-Dyseldorf
Vitin që lamë pas Shqipërinë e vizituan rreth 50 mijë turistë gjermanë. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, shpreson se këtë vit ky numër do të jetë më i lartë. Kjo pasi nga 12 korriku do të nisë fluturimet linja direkte nga Tirana në Dyseldorf dhe anasjelltas.
Për herë të parë në Shqipëri do të ketë një linjë direkte fluturimi nga Tirana në Dyseldorf dhe anasjelltas. Ajo do të nisë nga 12 korriku dhe çdo javë parashikohen tri fluturime. Lajmin e bëri të ditur ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, sipas të cilit Shqipëria po kthehet në një destinacion të qëndrueshëm turistik europian, shkruan abcnews, përcjell albinfo.ch.
“Me hapjen e të paktën 2 hoteleve me 5 yje të kompanive gjermane në Shqipëri, me vendosjen e këtyre linjave direkte, tregu gjerman do të jetë më i pranishëm në vendin tonë. Pa dyshim është një shenjë shumë e mirë që Shqipëria po shndërrohet në një destinacion europian turistik dhe në destinacion të qëndrueshëm”, tha ai.
Gjatë vitit 2018 sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit vendin tonë e vizituan rreth 50 mijë turistë gjermanë.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro












