Lajme
Nga 1 shkurti, në Austri, kush nuk vaksinohet, gjobitet deri në 3600 euro
Detyrimi për vaksinim duhet të zbatohet për personat e moshës mbi 18 vjeç dhe jo, siç ishte planifikuar më parë, nga 14 vjeç e sipër
Ligji i ri për vaksinimin e detyruar zbatohet për të gjithë ata që banojnë në Austri, duke filluar nga 1 shkurti. Përjashtimet janë të mundshme për gratë shtatzëna dhe personat që nuk mund të vaksinohen për arsye mjekësore.
Kështu, në fillim të shkurtit, Austria do të jetë vendi i parë i BE-së që do të fusë në fuqi vaksinimin e detyrueshëm kundër koronavirusit, transmeton albinfo.at. Kjo del nga një projektligj që qeveria austriake ka prezantuar të dielën në Vjenë.
Detyrimi për vaksinim duhet të zbatohet për personat e moshës mbi 18 vjeç dhe jo, siç ishte planifikuar më parë, nga 14 vjeç e sipër.
Ligji në parlament është planifikuar të miratohet më 20 janar. Kjo konsiderohet një formalitet sepse koalicioni qeverisës i ÖVP-së konservatore dhe të Gjelbërve ka shumicën e thjeshtë të nevojshme.
Përjashtimet janë të mundshme
Kontrollet duhet të fillojnë në mes të marsit, në vende si në trafikun rrugor, ka thënë Ministri i Shëndetësisë Wolfgang Mückstein (Të Gjelbrit). Ligji parashikon gjoba të larta: Kushdo që nuk përmbush detyrimin për vaksinim dhe humbet një datë vaksinimi duhet të paguajë nga 600 deri në 3600 euro.
Rregullat e reja vlejnë për të gjithë ata që banojnë në Austri. Bëhen përjashtime për gratë shtatzëna dhe për personat që nuk mund të vaksinohen për arsye mjekësore. Ata që janë shëruar nuk preken nga rregullat e reja për 180 ditë.
“Nuk është fjala për luftimin e të pavaksinuarve nga të vaksinuarit”
Nga partitë opozitare, vetëm FPÖ e krahut të djathtë, e cila ka bashkëqeverisur nga viti 2017 deri në vitin 2019, refuzon kategorikisht vaksinimin e detyrueshëm, përcjell albinfo.at. Kundërshtarët e ligjit kritikojnë ndër të tjera se vaksinat nuk parandalojnë mjaftueshëm bartjen e virusit.
“Nuk bëhet fjalë për të luftuar të vaksinuarit kundër të pavaksinuarve”, është cituar të ketë thënë kancelari Karl Nehammer. Bëhet fjalë për atë që të gjithë që mund të jetojnë sërish në liri”
Më tutje ai ka thënë se kur e kishte kapur atë vetë virusi, në janar, ai ishte i sigurt se falë vaksinimit, nuk ishte i detyruar të përfundonte në spital. Sipas deklaratave të tij, ai ishte shëruar shpejt.
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja













