Lajme
Nga 1 qershori, njerëzit mund të udhëtojnë në Gjermani pa asnjë kufizim
Njerëzit që udhëtojnë në Gjermani nuk do të duhet të tregojnë prova të vaksinimit, shërimit ose një test negativ – i njohur si rregulli 3G.
Lehtësohen kufizimet e udhëtimit
Nga 1 qershori, njerëzit që udhëtojnë në Gjermani nuk do të duhet të tregojnë prova të vaksinimit, shërimit ose një test negativ – i njohur si rregulli 3G, shkruan albinfo.ch.
Deri atëherë, personat mbi 12 vjeç duhet të ngarkojnë ose të tregojnë këtë provë përpara se të hyjnë në Gjermani.
Ky kufizim do të lehtësohet deri në fund të gushtit për shkak të rënies së normave të Covid, tha ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach.
Rregullat më të rrepta për hyrjen nga ‘zonat e variantit të virusit’ mbeten në fuqi – por nuk ka zona variante për momentin.
Një ndryshim tjetër është se Gjermania do të njohë çdo vaksinë të miratuar nga OBSH-ja nga qershori, dhe jo vetëm vaksinat e miratuara nga Agjencia Mjekësore Evropiane (EMA) që ka qenë rasti deri më tani. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











