Ekonomi
Nga 1 korriku, lufta e dytë tregtare Shqipëri-Kosovë
Nëse Qeveria e Shqipërisë deri më një korrik nuk i heq masat e përkohshme tarifore ndaj importeve të Kosovës, konkretisht ndaj patates, birrës, qepës dhe gjithashtu të lehtësojë pagesat nga tarifa e skanimit dhe Rrugës së Kombit, dhe disa certifikata fitosanitare, Kosova do t’i kthehet reciprocitetit, duke rritur kostot ndaj eksporteve të Shqipërisë në Kosovë.
Edhe pse tash pas pesë vjetësh do të duhej t’i preknim rezultatet e vendimeve nga mbledhjet e përbashkëta Shqipëri-Kosovë për bashkëpunim në fushën e tregtisë dhe aspekteve të tjera kombëtare, gjithçka mori kthesë të kundërt 10 ditë më parë, kur grupet e punës në takimin e Tiranës e fokusuan debatin te rikthimi i barrierave të reja tregtare, përcjell albinfo.ch.
Në vend të lehtësimeve, është shfaqur një konflikt i ri tregtar përtej përmasave të retorikës politike.
Zv.kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, tha se janë gati që për 24 orë të plotësojmë të gjitha kërkesat e bizneseve shqiptare për eksport në Kosovë, por pala shqiptare ka 5 vjet që po zvarrit bashkëpunimin vetëm në aspektin teorik, pa marrë asnjë masë konkrete.
Edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kritikuar palën shqiptare për pengesat e vëna për prodhimet e Kosovës.
“Në asnjë rast, s’ka pasur asnjë grup interesi që kanë penguar një produkt të Shqipërisë të vijë në Kosovë. Nëse dikush nga Shqipëria ka dashur të hyjë në Kosovë, është favorizuar madje. Në gjithë këta sektorë, ne kemi pasur problem të hymë në Shqipëri. Me shumë telashe, për shkak të fuqisë financiare, ndoshta ka depërtuar birra. Ndonjë produkt i ushqimit, por jo në prezencë pa probleme. Edhe te birra sot flasim për barriera, edhe te mielli”, ka thënë ai.
Por zyrtarët e Qeverisë së Kosovë kanë përjashtuar mundësinë që mallrave të Shqipërisë t’u vihet taksa e njëjtë sikurse atyre nga Serbia.
Të njëjtin shqetësim ndau edhe kryetari i Dhomës së Tregtisë së Tiranës, Nikolin Jaka, i cili pohoi se Qeveria e Kosovës ka qenë më e disponueshme për plotësimin e kërkesave të bizneseve shqiptare.
Ndërkohë që qeveria shqiptare, nëpërmjet ministres së Financave, Anila Denaj, ka premtuar se do të zgjidhë pakënaqësitë e bizneseve nga Kosova.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital














