Lajme
Neziraj, i quan të pavërteta pohimet e ministrit Krasniqi
Neziraj është përpjekur të argumentojë akuzat për për politizim të kulturës, nga ministria që e udhëheq Memli Krasniqi

Në vazhdën e polemikës që po zhvillohet në mes të ministrit të kulturës Memli Krasniqit dhe tashmë ish drejtorit artistik të Teatrit Kombëtar, dramaturgut Jeton Neziraj, ky i fundit i ka drejtuar përgjigjen e radhës.
Letra e gjatë e dramaturgut Neziri i referohet vjen si përgjigje e letrës që ministri Krasniqi i kishte drejtuar udhëheqësit të ICEY, Christophe Solioz në Gjenevë, ku ai e quan këtë si të manipuluar nga Neziraj.
Neziraj thotë se letra e ministrit përmban dezinformata të qëllimshme dhe sajesa të pabazuara në fakte. Lidhur me këto, dramaturgu nga Prishtina sjell një varg citimesh nga shkrimet si dhe një numër të madh linqesh me shkrime nga shtypi kosovar që kanë të bëjnë me këtë problematikë.
Po ashtu, Neziraj është përpjekur të argumentojë akuzat e tij për për politizim të kulturës nga ministria që e udhëheq Krasniqi. Sipas tij shumica e drejtorëve të institucioneve kulturore që mbulohen nga ministria janë shkarkuar pa procedurë dhe ekskluzivisht në baza të preferencave politike.
Ndërkaq, për akuzat e tij për nacionalizmin dhe racizmin që sipas tij përshkon jetën teatrore në Prishtinë dramaturgu Neziraj përdor si argument kundërshtimin që sipas tij i është bërë realizimit të një shfaqjeje në Prishtinë të regjisorit të njohur rom Rahim Burhan.
Protagonist i fushatës kundër regjisorit rom, thotë Neziraj ka qenë babai i ministrit të sotëm, shkrimtari Milazim Krasniqi. Po ashtu si argument për nacionalizmin që sipas tij karakterizon Teatrin e Kosovës ai ka përmendur kundërshtimin e drejtorisë së Teatrit Kombëtar për të marrë pjesë në një festival teatrosh në Beograd.
E-Diaspora
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut Pritet numër i lartë i pjesëmarrësve sonte në Alba Festival. ...
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
-
Bota e logjistikës ajrore: Prapa kuintave të kompanisë Cargologic në Cyrih
-
‘Çka Ka Qëllu’ sërish në top listën e restoranteve më të mira të Nju-Jorkut
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€