Shqipëria
“New York Times” shkruan për miratimin e projektit të Kushner për Sazanin

Qeveria e Shqipërisë i ka dhënë miratimin paraprak një plani të propozuar nga Jared Kushner, dhëndri i Donald J. Trump, për të ndërtuar një kompleks hoteli luksoz me vlerë 1,4 miliardë dollarësh në një bazë të vogël ushtarake të braktisur në brigjet e Shqipërisë, sipas “New York Times”.
Ky është një nga disa prej projekteve që përfshin Trump dhe familjen e tij me vendet e huaja – që kanë çështje politike në pritje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Miratimi i Komitetit të Investimeve Strategjike të Shqipërisë, i cili drejtohet nga kryeministri Edi Rama, i jep Kushner dhe partnerëve të tij të biznesit të drejtën për të vazhduar me negociatat e përshpejtuara për ndërtimin e resortit luksoz në një seksion prej 111 hektarësh të ishullit të Sazanit prej 2,2 milje katrorë që do të lidhet me traget me kontinentin.
Kushner dhe qeveria shqiptare – të pyetur më parë për këtë projekt – thanë se vlerësimi nuk po ndikohet nga lidhjet e Kushner me Trump apo nga ndonjë përpjekje tjetër për të kërkuar favore nga qeveria e SHBA-se.
“Fakti që një sipërmarrës kaq i njohur amerikan tregon interesin e tij për të investuar në Shqipëri, na bën shumë krenarë dhe të lumtur”, tha një zëdhënës i Ramës, vitin e kaluar në një deklaratë për “New York Times”, kur u pyet për projektin.
“Kushner’s Affinity Partners”, një kompani private me një kapital prej rreth 4,6 miliardë dollarë – kryesisht nga Arabia Saudite dhe fonde të tjera të pasurisë sovrane të Lindjes së Mesme – po ndjek projektin e Shqipërisë së bashku me Asher Abehsera – një ekzekutiv i pasurive të paluajtshme me të cilin Kushner është bashkuar edhe më herët për të realizuar projekte në Bruklin, Nju Jork.
Qeveria shqiptare – sipas një dokumenti zyrtar të publikuar së fundmi në internet, tani do të punojë me partnerët e saj amerikanë – për të pastruar vendndodhjen – ku do të ngrihet hoteli – nga çdo municion potencial – dhe për të shqyrtuar çdo shqetësim tjetër mjedisor ose ligjor që duhet të zgjidhet përpara se të vazhdohet më tej me projektin.
Dokumenti, i datës 30 dhjetor, vë në dukje se qeveria ka të drejtë të revokojë vendimin, në varësi të negociatave përfundimtare të projektit.
Kompania e Kushner tha se plani është të ndërtohet një “komunitet eko-resort” me pesë yje në ishull – duke e kthyer ish-bazën ushtarake në një destinacion të gjallë ndërkombëtar për mikpritjen dhe mirëqenien.
Ivanka Trump, vajza e Trump, tha se do të japë ndihmën e saj në këtë projekt.
“Ne do ta zbatojmë atë”, tha ajo për projektin, gjatë një podcast-i vitin e kaluar.
Ky projekt është vetëm një nga dy marrëveshjet e mëdha të pasurive të paluajtshme që Kushner po ndjek së bashku me Abehsera – që përfshijnë qeveri të huaja.
Më vete, partneriteti mori miratimin paraprak vitin e kaluar për të ndërtuar një kompleks hoteli luksoz në Beograd, Serbi, në ndërtesën e ish-Ministrisë së Mbrojtjes, e cila ka mbetur bosh për dekada – pasi u bombardua nga NATO në 1999 gjatë një lufte atje.
Serbia dhe Shqipëria kanë çështje të politikës së jashtme në pritje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës – pasi të dyja vendet kërkojnë mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për përpjekjet e tyre të bllokuara prej kohësh – për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian – ndërsa zyrtarët në Uashington po përpiqen të bindin Serbinë që të forcojë lidhjet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vend të Rusisë.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit Kosova përfaqëson letërsinë shqipe në Panairin Ndërkombëtar të Frankfurtit...
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
-
Gazeta zvicerane: “Islami shqiptar po bëhet gjithnjë më konservator”
-
Shqipe Sylejmani sjell romanin e tretë: “Stolz und Widerstand” – Krenari dhe Rezistencë
-
SHBA
Rron Zeka shpallet studenti më i mirë i shkëmbimit në Universitetin Augustana
Jeta në Austri
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese Vjena gjobiti supermarketet për etiketa çmimesh të rreme dhe mungesë zbritjesh pas 1,200 inspektimeve; rrjetet e...
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj