Shkurt.ch
“Nestle” tërheq produktet për shkak te mishit të kalit
Gjigandi zviceran „Nestle“ tha se me këtë mish viçi ishte furnizuar nga një kompani gjermane
“Nestle” ka tërhequr produktin pasta me mish viçi nga tregu i Italisë dhe Spanjës.
Testet në këto produkte kanë treguar që ka përmbajtje të mishit të kalit.
Në një deklaratë të zyrtarëve të prodhuesit më të madh botëror të ushqimit dhe pijeve, thuhet se ADN-ja e kalit e gjetur në dy produkte të kësaj kompanie, ishte mbi një për qind, një prag të cilin Agjencia Britanike për Siguri të Ushqimit e përdor për të treguar falsifikimin e mundshëm apo neglizhencën e kompanisë.
Gjiganti zviceran tha se me këtë mish viçi ishte furnizuar nga një kompani gjermane.
Skandali evropian me mishin e kalit të vendosur në prodhimet me etiketimet e rreme me mish viçi, filloi muajin e kaluar.
Kjo ka çuar në një seri të tërheqjes së produkteve të tilla duke alarmuar qeveritë evropiane për të hetuar industrinë e përpunimit të ushqimit
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












