Shkurt.ch

“Nestle” shet një pjesë të biznesit

"Do të shesim disa nga kompanitë që nuk punojnë mirë. Ne nuk duam të punojmë kot. Tashmë janë bërë listat dhe tani do të ndërmarrim raste konkrete"

Kompania zvicerane “Nestle” është duke menduar për të hequr qafe brendet (markat) që punojnë keq për të përmirësuar portofolin e tyre, raportojnë media zvicerane.

Sipas shefit të Nestle Paul Bulcke, kompania ka përpiluar një listë të kompanish të cilat mund të përmirësojnë performanca e tyre.

“Do të shesim disa nga kompanitë që nuk punojnë mirë. Ne nuk duam të punojmë kot. Tashmë janë bërë listat dhe tani do të ndërmarrim raste konkrete”,  tha  Bulcke.

“Nestle” muajin e kaluar ka raportuar për rezultate të dobëta të kompanive në këtë sektor, kryesisht për shkak të numrit të madh të brendeve.

Kompania vitin e kaluar kishte gjeneruar të ardhura prej 92.2 miliarda  franga zvicerane, ndërsa kapitali i saj në treg arriti në 203.1 miliardë franga.