Shkurt.ch
Nestle fiton 14.5 miliardë franga, shefi i saj, 9.3 milionë
Ky fitim rekord është realizuar përkundër faktit se qarkullimi i këtij gjiganti botëror ka shënuar një rënie prej 0.7%
Koncerni më i madh në botë i industrisë ushqimore Nestle që e ka selinë në Zvicër, ka shënuar vitin e kaluar një fitim prej 14.5 miliardë frangash, që është për 4.4 miliardë më shumë se një vit më parë. Ky fitim rekord është realizuar përkundër faktit se qarkullimi i këtij gjiganti botëror ka shënuar një rënie prej 0.7%, gjegjësisht nga 92.2 miliardë sa ishte në vitin 2013, ai ka rënë në 91.6 miliardë franga në vitin 2014.
Nestle gjatë vitit 2014 është rritur nga fuqia e vet, dmth. pa akuizicione për 4.5%, thuhet në komunikatën e koncernit të publikuar të enjten.
Nestle parashikon që edhe në vitin 2015 të ketë një zhvillim të ngjashëm me atë të vitit 2014, gjegjësisht snon një rritje organike prej 5 për qind.
Paga që shefi i koncernit Nestle, Paul Bulcke ka marrë gjatë vitit 2014 ka qenë rreth 9.3 milionë franga, afërsisht sikur edhe një vit më parë, bën të ditur srf.ch. Por, rroga bazë e tij ka qenë “vetëm” 2.5 milionë. Phesen tjetër ai e ka marrë në emër të bonuseve dhe shtesave tjera.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










