Shkurt.ch

Nesër votohet për Pagën Minimale

Sondazhi më i ri ka treguar se 64 për qind janë kundër dhe vetëm 30 për qind pro iniciativës për pagën minimale

Të punësuarit në Zvicër duhet të marrin paga që u mundësojnë jetë normale dhe kjo është e mundur vetëm në rast se caktohet paga minimale, thonë bartësit e iniciativës për pagën minimale.  Nga ana tjetër kundërshtarët e konsiderojnë këtë iniciativë si rrezik për ekonominë e Zvicrës.
 
Iniciatorët thonë se askush në Zvicër nuk do të duhej të fitonte më pak se 4000 franga në muaj në rast se punon me orar të plotë, pledon Federata e Sindikatave të Zvicrës (SGB). Për këtë iniciativë do të votojë të dielën, më 18 maj popullata me të drejtë vote në Zvicër.
 
Ndërkohë, bashkësitë ekonomike dhe partitë e djathta janë të bindura se iniciativa u bën dëm pikërisht atyre që pretendohet se do ti ndihmonte: të rinjve në profesion, femrave , të huajve dhe të gjithë atyre që kryejnë punë të cilat pahguhen më dobët. Kjo do të bënte që shumë vende pune të barteshin jashtë vendit, pasi që investuesit do të detyrohen të racionalizojnë vendet e punës, shkruan srf.ch.
 
Dhe kjo do të ishte një autogol klasik, thonë kundërshtarët. 
 
E gjithë kjo është vetëm frikësim i paarasyeshëm thonë bartësit e iniciativës, ku bëjnë pjesë krahas SGB-së edhe SP dhe Të Gjelbrit. 
 
Ata janë për atë që paga minimale të shtrihet në gjithë Zvicrën dhe jo vetëm në regjione të caktuara.
 
Sondazhi më i ri ka treguar se 64 për qind janë kundër dhe vetëm 30 për qind pro iniciativës për pagën minimale.