Kosova
Nesër vijnë dy ministra austriakë në Kosovë
Për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë me COVID-19, në Kosovë do të zbarkojë një delegacion austriak i përbërë nga dy ministra të cilët në ambientet e aeroportit të Prishtinës, do të takohen me ministrin në detyrë Glauk Konjufcën dhe Blerim Rekën.
Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme i Austrisë, Alexander Schallenberg, bashkë me një delegacion austriak do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës. Lajmin e kanë konfirmuar përmes një komunikate për media nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Ministri austriak do të pritet nga ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.
Takimi do të mbahet në orën 15 e 45 minuta në hapësirat VIP të terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Në këtë takim do të marrin pjesë edhe ministrja për Evropë e Austrisë, Karoline Edtstadler dhe ministri në detyrë për Integrime Evropiane i Kosovës, Blerim Reka.
Konferenca e përbashkët për media do të mbahet në të njëjtin vend, në aeroport, në orën 17:00.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













